| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Tadiq thotė se nesėr nė KS do tė kėrkojė vazhdimin bisedimeve Prishtinė-Beograd |
| Postuar mė datėn: 2008-01-16 12:22:23 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenti i Serbisė Boris Tadiq, para nisjes pėr nė Nju Jork, ka thėnė pėr mediat serbe se nesėr nė Kėshillin e Sigurimit do tė diskutohet edhe pėr serbėt, pėr statusin ardhshėm tė Kosovės dhe se nė kėtė seancė ai do tė mbrojė interesat e Serbisė dhe do tė kėrkojė vazhdimin bisedimeve deri sa tė gjendet njė zgjedhje e pranueshme pėr tė dyja palėt.
Edhe njėherė do pėrsėris qėndrimin se Serbia nuk pranon assesi pavarėsinė e Kosovės dhe se ėshtė kundėr ēdo lloj vendimi tė tillė. Nėse ndodh njė veprim i tillė, Serbia do tė fillojė njė betejė diplomatike dhe ligjore kundėr pavarėsisė, iu ka thėnė Tadiq mediave serbe. Ai ka thėnė se Serbia ėshtė e gatshme tė arrijė njė marrėveshje tė kompromisit, marrėveshje kjo e cila nuk do tė cenojė integritetin territorial dhe sovranitetin.
Tadiq ėshtė shprehur se, sipas tij, nė KS tė OKB-sė ka njė lajm tė mirė pėr serbėt, e ky lajm ėshtė se nuk ka shumicė tė mjaftueshme votash pėr tė pėrkrahur pavarėsinė e Kosovės.
Tadiq tha se nė Nju York do tė punojė qė tė vėrtetohet edhe njėherė se cilat shtete e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės nė mėnyrė qė tė fillojė dialogun me shtete qė janė pro pavarėsisė dhe tė ndikojė qė tė ndryshojnė qėndrim.
Ne nuk duhet asnjėherė tė tėrhiqemi dhe as tė dorėzohemi, ēfarėdo qė tė jetė vendimi i institucioneve ndėrkombėtare, ėshtė shprehur Tadiq.
Ai ka vlerėsuar se askush nuk mund ta dijė me siguri se ēfarė do tė ndodhė gjatė javėve dhe muajve nė vazhdim, pasi qė, sipas tij, qė nga vitit 2000 ka pasur shumė Ditė D, dhe se shumė kanė besuar se procesi i negociatave do tė vazhdojė vetėm disa muaj dhe se Kosova do tė bėhej e pavarur por kėto, siē u shpreh Tadiq, nuk ndodhėn deri mė tash.
RTK
16.01.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|