| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PROBLEMI I PROBLEMATIZIMIT TĖ GABUAR ", ATDHETARI I SHQUAR ALBIN KURTI |
| Postuar mė datėn: 2007-04-17 19:19:22 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan:
FERAT SHQIPĖRIA
E njoh personalisht, ėshtė ky ATDHETAR (Albin Kurti), i cili mundohet tė zgjon popullatėn duke demaskuar zagarėt shqipfolės, UNMIK-istanin dhe qentė serboēetnikė.
"Problemi i problematizimit tė gabuar
Pavarėsia iPavarėsia i mungon Kosovės pėr shkak tė naivitetit ose poshtėrsisė sė politikanėve tė saj nė njėrėn anė dhe pėr shkak tė mashtrimit ose vetėmashtrimit tė qytetarėve nė anėn tjetėr. Negociatat jo qė smund tė shpijnė te zgjidhja pėr Kosovėn por ato janė vetė problemi.
Kompromisi nuk ėshtė zgjidhje inkluzive por ėshtė mohim i qėndrimeve fillestare tė palėve negociuese. Gatishmėria pėr negociata nėnkupton gatishmėri pėr kompromis. Edhe nėse negociatat nuk rezultojnė me kompromisin si marrėveshje, qėndrimet fillestare janė tretur me vetė fillimin e atyre negociatave. Grupi Negociator i Kosovės ka pranuar tė hyjė nė negociata aq tė pabarabarta me Serbinė saqė ato e bėjnė atė tė padenjė tė quhet palė. Pavarėsisht nga kjo, edhe sikur tė mos arrihet afrimi i nevojshėm i pozicioneve pėr kompromis, pavarėsia e Kosovės, duke qenė pozicion inicial i negociatorėve kosovar, ka ikur nė pakthim. Fakti se kanė hyrė nė negociata me Serbinė vetėm pėr Kosovėn e jo edhe pėr Serbinė, i kombinuar me faktin se kėrkesa e tyre ishte vetėm pavarėsia e Kosovės, sipas pėrkufizimit e bėn tė pamundur arritjen e pavarėsisė sė Kosovės, e pėrjashton vetė mundėsinė e pavarėsisė nė fund tė negociatave. Mund tė mos e dimė me saktėsi se cili do tė jetė pėrcaktimi i statusit, mirėpo, mund ta dimė saktėsisht se ēka ai nuk do tė jetė. Nuk do tė jetė shteti i pavarur e sovran i Kosovės. Pra, Kosova nuk do tė ketė ulėse nė OKB, nuk do tė ketė ushtri dhe as ministri tė mbrojtjes e tė punėve tė jashtme. Kuptimi i propozimit tė Ahtisaarit ėshtė ajo qė do tė mbetet jashtė tij: sovraniteti dhe pavarėsia. Madje, qysh tash ėshtė bėrė e qartė se UNMIK-u do tė trashėgohet nga njė mision ndėrkombėtar i plotfuqishėm, qė nė fakt do tė jetė i BE-sė por jo i tillė edhe nė emėrtim, dhe i cili pėr prioritet do ta ketė decentralizimin e Kosovės. E, decentralizimi i Kosovės, pėrderisa ajo ska sovranitet dhe pėrbrenda saj tolerohen strukturat e Serbisė, nuk ka se si tė mos bėhet copėtim i Kosovės. |
|
Ahtisaari asnjėherė nuk kishte pėr qėllim marrėveshjen pėr statusin, por marrėveshjen pėr decentralizimin e Kosovės dhe eksterritorialitetin e objekteve fetare ortodokse nė Kosovė. Ėshtė pėrmbajtja e kėtyre negociatave ajo qė e tregon dhe sqaron kėtė ēėshtje. Nė momentin kur filluan negociatat statusi menjėherė u bė ēėshtje e dorės sė dytė, duke qenė se ai tashmė nuk do tė mund tė ishte shteti i pavarur e sovran i Kosovės. Pikėrisht kėtė e donte Serbia. Nė vijim tė negociatave, kėrkesat e Serbisė Ahtisaari i shndėrronte nė trysni mbi negociatorėt kosovarė, gjė qė rezultoi me 5+1 komuna tė reja me shumicė serbe (pėrveē atyre pesė tė tjerave qė i kanė prej vitit 1999) dhe me 39 zona eksterritoriale qindrahektarėshe. Gabimi kardinal i hyrjes nė negociata u pasua me koncesione tė negociatorėve kosovarė, tė cilėt i dhuruan Serbisė territor dhe kulturė tė Kosovės. Hyrja nė negociata dėshmoi se kėta politikanė nuk e pėrfaqėsojnė vullnetin popullit tė Kosovės, ndėrsa lėshimet pe tė tyre, vėrtetuan se ata nuk ia mbrojnė atij interesat. Por, skishte se si tė ngjante ndryshe. Bėhet fjalė pėr tė njėjtit njerėz qė pėr vite tė tėra kanė dhėnė prova tė shumta se synim kanė avancimet e pozitave personale dhe jo tė pozitės sė Kosovės. Shkuarja nė Vjenė ishte braktisja e tyre pėrfundimtare e pavarėsisė dhe puna qė bėnė atje ishte vetėm akomodim dhe formalizim i varėsisė sė Kosovės nga Serbia. Nė Vjenė, ēėshtja e Kosovės vetėm sa ėshtė ndėrlikuar. Gjithkush flet pėr Kosovėn, shumėkush imponohet nė vendimmarrje, pėrveē vetė Kosovės, e cila gjithnjė e mė shumė bėhet objekt nė njė eksperiment qė sa vije e rritet. Posaēėrisht roli i Rusisė ėshtė shtuar jashtėzakonisht shumė. Jo vetėm pėr shkak se Putini ndryshon cilėsisht dhe nė shumė aspekte nga Jelcini, dhe jo vetėm pėr shkak se Putini e ka fuqizuar ndikimin e Rusisė duke i shndėrruar rezervat energjetike nė faktor edhe politik. Duket qė Rusia ka pritur hapjen e ēėshtjes sė Kosovės pėr aktivizimin dhe dinamizimin e vetė asaj. Ajo ka pritur pėr tė befasuar. Mbase elementi mė i rėndėsishėm nė betejė ėshtė elementi i befasisė. Rusia ėshtė anėtare nė tė dy adresat kryesore tė Kosovės: nė KS tė OKB-sė dhe Grup tė Kontaktit. Kėtė prezencė tė saj ajo e riaktualizoi dhe funksionalizoi. Vendet tjera, pėrveēse me Serbinė, tash merren edhe me Rusinė, kur duan tė merren me Kosovėn. Kosova nuk e ka njė shtet nė pėrkrahje tė pavarėsisė ashtu siē e ka Serbia Rusinė pėr ta kundėrshtuar pavarėsinė. Linja e politikės ruse, e kohėve tė fundit dhe nė formė tė pėrmbledhur, mund tė kuptohet nga intervista e para tre muajve e ambasadorit rus nė Beograd, Aleksandar Nikolajeviē Aleksejev, dhėnė gazetės beogradase Veēernje Novosti. Ai pat deklaruar se Rusia do tė jetė e kėnaqur me ēdo gjė qė bazohet nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe e pranueshme pėr Serbinė dhe shqiptarėt e Kosovės. Sė pari, Rusia kėrkon tė jetė e kėnaqur. Jo vetėm pėr shkak se ėshtė faktor i rėndėsishėm ndėrkombėtar mė shumė se qė ne duam tė besojmė, por edhe pėr shkak se fati i Kosovės ėshtė mbėrthyer nė KS tė OKB-sė, ku Rusia ėshtė anėtare e pėrhershme. Sė dyti, Rusia i konsideron kėto negociata ndėrmjet Serbisė dhe shqiptarėve tė Kosovės e jo ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės. Pra, veēsa jemi kthyer nė Rambuje. Zaten, koordinatat e pėrcaktuara nė Vjenė janė vetėm rikthim nė Rambuje, por kėsaj radhe, pėr mė keq, nuk e kemi mė UĒK-nė. Diplomati amerikan, James Dobbins, shumė saktė e ka parashikuar kėtė kthim nė Rambuje, qysh atėherė kur u etablua koncepti i standardeve para statusit. Mė tutje, nė po tė njėjtėn intervistė, ambasadori rus deklaroi se Rusia ėshtė e gatshme, nėse e kėrcėnojnė pėr njė gjė tė tillė, qė pėr ēėshtjen e Kosovės edhe me veto ta mbrojė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe parimin e integritetit territorial tė shteteve. Rusia po kėrcėnon pėr Kosovėn. Po Kosova, a po kėrcėnon ajo pėr veten e saj?! Kurrsesi me kėta politikanėt negociatorė. Pėrkundrazi, ata japin shenja tė njė serviliteti tė pambarim. Dhe, sė treti, ky ambasador thotė se Kosova do tė ishte presedan pėr Pridnjestrovlje, Osetinė Jugore dhe Abhazinė, ndėrkohė qė deklaron se Kosova nuk ėshtė e krahasueshme fare me Ēeēeninė. Gjithnjė vetėm ashtu si i konvenon Rusisė dhe interesave tė saj me ērast Rusia ndjehet shumė komode nė artikulimin e lirshėm tė tezave joparimore e tė padrejta.
Pavarėsia i mungon Kosovės pėr shkak tė naivitetit ose poshtėrsisė sė politikanėve tė saj nė njėrėn anė dhe pėr shkak tė mashtrimit ose vetėmashtrimit tė qytetarėve nė anėn tjetėr. Negociatat jo qė smund tė shpijnė te zgjidhja pėr Kosovėn por ato janė vetė problemi. Ato e kanė tė mbrujtur nė veten e tyre destinimin e tyre mė pak se pavarėsia, qė do tė thotė varėsi e robėri e re sadoqė ajo eventualisht do tė jetė e kamufluar. Me kėto negociata rėnia dhe agonia zgjaten e rėndohen. Nė procesin politik zyrtar nuk mund tė ketė zgjidhje tė statusit por vetėm pėrcaktim tė tij i cili duke qenė nė shpėrputhje me vullnetin e popullit e shndėrron Kosovėn nė problem tė cilin koha e rrit. Nė fakt, ėshtė Kosova ajo qė e ka njė problem tė cilin negociatat po e maskojnė problemin e quajtur Serbi. Serbia ėshtė problemi i Kosovės dhe sė paku edhe i rajonit. Negociatat e Vjenės po e paraqesin Kosovėn si problem tė Serbisė dhe madje tė tėrė botės! Mė tė rėndėsishme konsiderohen pasojat imagjinative nėpėr botė tė pavarėsisė sė Kosovės sesa pasojat reale, konkrete dhe aktuale tė mungesės sė saj pėr popullin e Kosovės. Prandaj, do tė mund tė thuhej edhe se pikėrisht ky problematizim i gabuar ėshtė problemi dhe se mu nė trajtimin radikal tė kėsaj stėrkeqjeje ndodhet ēelėsi i zgjidhjes. Pėrmbysjen e padrejtė duhet pėrmbysur. Zgjidhja qėndron te zgjedhja e popullit. Fati i Kosovės duhet tė bėhet ēėshtje e vullnetit tė popullit tė saj dhe jo e burokratėve dhe spekulantėve tė ndryshėm. Vendimmarrja duhet ti pėrkasė popullit i cili as qė ėshtė konsultuar. Vendimmarrėsit e huaj mė sė shumti mund tė konsultohen. Ēėshtjes sė Kosovės duhet ti kthehet autoktonėsia. Pikėrisht koncepti i vetėvendosjes e bėn kėtė gjė. Vetėvendosja si koncept i sė drejtės e ndėrlidh popullin, tė kaluarėn dhe tė ardhmen e tij, me vendin ku ai popull jeton e tė cilin e banon. Vetėvendosja bashkon kohėn dhe hapėsirėn e njė populli. Vetėm projektet politike dhe organizimet qė themelohen mbi kėtė premisė janė nė rrugėn qė shpie drejt lirisė sė shumėpritur dhe paqes afatgjate; drejt institucioneve tė popullit dhe mirėqenies pėr popullin; drejt shoqėrisė sė tė barabartėve dhe drejtėsisė shoqėrore; drejt qytetarit politik dhe politikės nė shėrbim tė qytetarėve; drejt pėrparimit pėr tė gjithė dhe zhvillimit qė nuk pėrjashton asnjėrin.
_____________________________________________________
Dėshira njerėzore pėr liri ėshtė diēka zanafillore qė e gjejmė qė tek kafshėt e fėmijėt e vegjėl. Nė fushėn politike, ndėrkaq, liria kthehet nė njė ēėshtje problematike, sepse, liria e pakufizuar e ēdo individi, e bėn tė pamundur bashkėjetesėn njerėzore. Kur jam i lirė tė bėj ēka dua, atėherė jam i lirė t'u vjedh tė tjerėve lirinė e tyre.
Unė i them mjaft kėsaj robėrie dhe shtypjes sė popullit Shqiptar dhe njėherit kėrkoj lirimin e menjėhershėm tė sypatremburit Albin Kurtit, sepse Albini ėshtė legjendė e gjallė bashkė mė Adem Demaēin, ku tė cilit i dėshiroj shėrim sa mė tė shpejtė .
Liri pėr Albin Kurtin e tė gjithė ata qė janė nė kazamatet e UNMIK-ut
" Ti u rrėzove do ngrihesh pėrsėri,
o faqe grisura o e shenjta SHQIPĖRI!"
Mitrovicė, 15.04.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|