| » Opcionet për artikullin |
|
Tė nderuar bashkėqytetarė,
Para pak orėsh u ndava nė aeroportin e Prishtinės me mikun dhe bashkėpunėtorin tim, tė luftės e tė paqes, Ramushin. Shumė qytetarė ishin mbledhur pėr ta pėrshėndetur ish kryeministrin e tyre.
Ishte njė ceremoni e thjeshtė, prekėse dhe dinjitoze. Askush nė vendet e ish-Jugosllavisė nuk ka manifestuar sjellje tė tillė.
Ne bėmė njė luftė ēlirimtare, njė luftė tė drejtė. Shumė djem e vajza dhanė gjakun pėr lirinė e Kosovės. Ata nuk e zgjodhėn luftėn. Lufta i zgjodhi ata. Pas shtypjes dhe dhunės sistematike dhe mohimit flagrant tė tė gjitha tė drejtave, regjimi i Millosheviqit nuk u la asnjė opsion tjetėr pos qė tė luftojnė pėr tė mbrojtur identitetin, nderin dhe jetėn.
Kosova ishte akti i fundit i tragjedisė sė shkaktuar nga e keqja absolute, nė trajtėn e regjimit serb. Pėrpara nesh kishte pėsuar Kroacia, e akoma mė rėndė Bosnja.
Duke Ju falėnderuar luftės sė UĒK-sė dhe ndihmės sė miqve tanė, forcave pėrparimtare demokratike tė botės, fituam lirinė. Nė tė gjitha kuptimet ne dolėm fitimtarė.
Edhe nė Hagė do tė dalim fitimtarė.
Ramushi nuk po shkon nė Hagė vetėm pėr tė mbrojtur vetėn. Ai po shkon pėr tė mbrojtur luftėn tonė pėr liri dhe jam i sigurt se do ta mbrojė denjėsisht.
Siē e tha edhe vet, Ramushi, ai po shkon pėr tė thėnė tė vėrtetėn dhe asgjė mė shumė. Dhe e vėrteta ėshtė nė anėn e tij, nė anėn e UĒK-sė.
Ngjarja e sotme nė aeroport mė bėri tė kuptoj edhe njė herė fuqinė, dhe pjekurinė e Ramushit si dhe prirjen e natyrshme tė popullit tė Kosovės drejt Evropės.
Mė shumė se kushdo tjetėr nė hapėsirėn ballkanike, ne kemi treguar mirėkuptim ndaj normave dhe vlerave evropiane.
Nė emėr tė qeverisė sė Kosovės shpreh vlerėsimin pėr kontributin qė ka dhėnė Ramushi, nė tė gjitha proceset e rėndėsishme pėr Kosovėn, veēanėrisht nė kėtė fazė vendimtare pėr vendin.
Ramushi, pėrkundėr kufizimeve qė ka pasur nga Tribunali, ka luajtur njė rol shumė pozitiv nė mbarėvajtjen dhe ēuarjen pėrpara tė procesit. Ne na vjen keq qė ai po shkėputet pėrkohėsisht, nga ky proces, i cili ka nevojė pėr zėrin dhe kontributin e liderėve si ai. Shpreh bindjen se kjo shkėputje e pėrkohshme, nuk do ta dėmtojė funksionimin e qeverisė dhe stabilitetin e koalicionit qeverisės. Koalicioni ėshtė stabil, qeveria ėshtė stabile dhe ne do tė vazhdojmė tė ecim pėrpara. Kėtė e kemi konfirmuar nė takimin e pėrbashkėt me presidentin. Jemi tė bindur se e vėrteta dhe e drejta ėshtė nė anėn e Ramushit dhe besojmė sė shumė shpejt drejtėsia do tė thotė fjalėn e vet.
Ramushi dhe shokėt dhe bashkėluftėtarėt tjerė do ta fitojnė edhe kėtė betejė. Shteti i Kosovės, pėr te cilin Ramushi, po e bėn edhe kėtė sakrificė, ka nevojė pėr kontributin e tij. Ne do ti qėndrojmė pranė dhe do ta mbėshtesim qė ai tė kthehet sa mė shpejt, kėtu ku e ka vendin. |
|