| » Opcionet për artikullin |
|
Departamenti amerikan i Shtetit tha dje se po kėrkon sqarim nga Beogradi, pasi njė zyrtar i lartė serb tha se Serbia mundet tė pėrdorė forcėn, pėr tė parandaluar pavarėsinė e Kosovės. Bisedimet pėr Kosovėn do tė rifillojnė pėrsėri nė Nju Jork mė 18 shtator.
Departamenti i Shtetit e kritikoi si acarues dhe fatkeq njė koment tė zyrtarit mė tė lartė serb pėr Kosovėn, se Beogradi mund tė pėrgjigjet ushtarakisht ndaj shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Por Departamenti i Shtetit, po ashtu, beson se komentet e zbutura tė Ministrit tė Jashtėm Vuk Jeremiē pėrfaqėsojnė nė fakt politikėn aktuale tė Serbisė.
Komentet e Ministrit tė Jashtėm serb pasuan ato tė zyrtarit tė lartė serb Dushan Prorokoviē, Sekretar i Shtetit pėr Kosovėn, i cili thonte nė njė intervistė tė botuar tė mėrkurėn nė gazetėn International Herald Tribune, se Serbia ėshtė e gatshme tė pėrdorė forcėn, pėr ti parandaluar vendet perėndimore ta njohin Kosovėn si shtet tė pavarur.
Prorokoviē, zyrtar i lartė i Partisė Demokratike tė Serbisė tė Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, tha se Beogradi po shqyrton edhe hapa tė tjerė, pėrfshi mbylljen e kufirit me Kosovėn dhe vendosjen e njė embargoje tregtare ndaj saj.
Nė njė konferencė shtypi, Zėdhėnėsi i Departmentit amerikan tė Shtetit, Tom Kejsi, tha se Shtetet e Bashkuara po kėrkojnė sqarimin e komenteve tė zotit Prorokoviē nga qeveria e Beogradit:
"Sigurisht, qė kėto janė komente tė pajustifikueshme dhe nuk e ndihmojnė aspak ēėshtjen. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, madje, do tė thoja se ne jemi tė mendimit, se kėto deklarata nuk pėrfaqėsojnė pikėpamjet e qeverisė sė Serbisė qė nė fakt, ne e kuptojmė, sepse Ministri i Jashtėm i Serbisė u tha zyrtarėve tė Bashkimit Evropian nė Bruksel, se pėrdorimi i forcės nuk ėshtė njė mundėsi qė do tė shfrytėzonte Serbia nė trajtimin e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės" ,- tha zėdhėnėsi.
Ministri i Jashtėm Jeremiē, i cili konsiderohet si reformator dhe pro-Perėndimit, u citua tė ketė thėnė nė Bruksel, se Serbia nuk do tė kėrcėnonte ushtarakisht, apo nuk do tė ndėrmerrte njė veprim tė kėsaj natyre, i cili do ta destabilizonte mė tej situatėn. Por ai paralajmėroi, po ashtu, se njohja diplomatike e Kosovės do tė shkaktonte njė reagim tė ashpėr nė Serbi dhe do tė nxiste pretendime tė tjera territoriale nė Ballkan e gjetkė.
Shtetet e Bashkuara, krahas me Rusinė dhe me Bashkimin Evropian, po i mbikqyrin bisedimet mes udhėheqėsve kosovarė dhe serbė, qė janė nė plan tė rifillojnė mė 18 shtator nė Nju Jork. Kombet e Bashkuara kanė caktuar 10 dhjetorin si afat pėr pėrfundimin e negocitave lidhur me statusin pėrfundimtar tė Kosovės qė kanė vazhduar pėr njė kohė tė gjatė.
Nė se nuk arrihet njė marrėveshje, Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e Bashkimit Evropian nė Grupin e Kontaktit thonė se do tė kėrkojnė pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės, sipas propozimit tė tė dėrguarit tė OKB-sė, zotit Marti Ahtisaari.
Rusia, njė tjetėr anėtar i Grupit tė Kontaktit, e mbėshtet aleaten e tij pėr njė kohė tė gjatė, Serbinė, e cila e kundėrshton me forcė idenė e pavarėsisė, por nga ana tjetėr, shton se do ti jepte Kosovės njė autonomi nė shkallė tė gjerė.
|
|