| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Vėmendja e opinionit ndėrkombėtar do tė fokusohet nė Bruksel dhe Moskė pėr reagime eventuale |
| Postuar mė datėn: 2007-02-02 10:26:25 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pasi plani i Ahtisarit ėshtė shpalosur ne Beograd dhe Prishtinė, vėmendja e opinionit ndėrkombėtar do tė fokusohet ne Bruksel dhe Moskė pėr reagime eventuale. Plani i Ahtisarit parasheh qė misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė tė zėvendėsohet me misionin e Unionit Evropian nė kėtė vend qė do tė kishte kompetenca tė plota mbi sistemin legjislativ, atė doganor dhe policinė e Kosovės. Periudha e bartjes sė kompetencave nga UNMIK-u nė misionin e Unionit Evropian pritet tė zgjatė 4 muaj. Poshtu parashihet qė tė ekzistojė e ashtuquajtura "zyra ndėrkombėtare civile". Udhėheqėsi i kėsaj zyrė do tė kishte autoritete mjaft tė mėdha politike dhe funksioni i itj do tė ishte i ngjashėm mė atė tė tė emisarit special tė Unionit Evropian nė Bosne. Sipas propozimit tė Ahtsisarit Kosova do tė ketė edhe simbolet e veta shtetėrore, tė cilat do tė duhej tė reflektonin karakterin e saj multietinik qė imponon dizajnimin e simboleve tė reja. Kosova do tė ketė kufijtė ekzistues ndėrsa nė kuadėr tė decentralizimit tė vendit, komunat serbe do tė kenė njė shkallė tė gjėrė tė autonomisė. Forca paqėruajtėse e NATO-s dhe Misioni i OSBE-sė do tė vazhdojnė mandatin e tyre. Deri mė tani zyrtartė rus kanė deklaruar se ata nuk do tė pajtohen me asnjė propozim me tė cilin nuk pajtohet edhe Beogradi, mirėpo, burime tė grupit ndėrkombėtar tė krizave nga Rusia thonė se qėndrimi rus varet pothuajse tėrėisht nga qėndrimi personal i presidentit tė kėtij shteti Vlladimir Putinit. Pavarėsisht se nė ēfarė mėnyre do tė prezantohet qėndrimi i Rusisė ai do tė jetė unik dhe tė njejtėn trajtė unike do tė duhet ta ketė edhe qėdnrimi i Unionit Evropian. Shtetet si Romania, Sllovakia dhe Spanja janė shumė tė rezervuara lidhur me ēėshtjen e Kosovės e sidomos lidhur me pavarėsinė e saj. Nėse Unioni Evropian nuk ka qėndrim unik mbi Kosovėn, kjo do tė hapte rrugė qė Kosova tė pranohej si e pavaruar nga shtetet e ndryshme nė mėnyrė individuale qė do tė shpinte nė kaos diplomatik nė Evropė. Situata e shkaktuar atėherė do tė mund tė provokonte edhe njė vaklė tė re tė dhunės ndėrmjet shqiptarėve shumicė dhe serbėve pakicė nė Kosovė, sidomos rreth 60 mijė serbėve tė barikaduar nė enklava serbe. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|