| » Opcionet për artikullin |
|
SHKRUAN: SHABAN CAKOLLI
Kėnga jonė e begatėshme shqipe shumė kohė ishte nėn thumbin e cenzurės sė egėr,por prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohėt,sepse ruante thelbin e vlerės sė vet.
Kėnga jonė ishte shumė e lashtė,por e vequar nė botė me ritmikė e melos shumė tė pasur.U pėrcoll kėnga jonė brez pas brezi,kėngė me vargje me fuqi shprehėse,qė jepnin zemėr dhe moral pėr tė dashur atdheun,tė bėnte tė mburreshe me historinė kombėtare nga lashtėsia e deri sot.Kėngė me melodi tė ėmbla dhe porosi tė qarta ,qė patjetėr artistit i rrėmbenin shpirtin
.E sotėmja i dha rastin ēdokuj tė merret me kėngė,artistit tė muzikės dhe pseudo-muzikantit,iu dha rasti tė shkruaj tekste kėngėsh edhe krijuesit edhe atij qė nuk e kupton qka ėshtė krijimtaria,dhe nga kjo pėrzierje kompetencash tė kėngėtarit dhe pseudo-kėngėtarit,pozita e kėngės dhe kėngėtarit kanė mbetur nė kacafytje,me ata qė nga lakmia pėr komercializėm e bėnė tregun shqiptar dhe ate Evropian ku janė tė strehuar shqiptarėt,gumėzhimė ulurimash antikėnge!Tė kesh sot kohė tė lirė,patjetėr shpirti tė kėrkon relaksim me ndonjė muzikė,sepse ky art ėshtė art i shpirtit,por bėre u ngrite nė kėmbė tė prekėsh butonin e radios apo televizorit,programe muzikore do tė kesh,por sa tė kontaktoni me njė lloj kėnge shqisa e tė dėgjuarit tė thotė se njė kėngė e tillė nė mos qoftė antishqiptare,patjetėr do tė jetė antimuzikė shqipe!Tė e pranosh antivlerėn pėr vlerė,apo muzikėn qė nuk ka erė shqipe,ėshtė mashtrim dhe ikje nga realiteti:A kemi nevojė pėr njė mashtrim tė tillė?Unė mendoj jo,jo nga se ose do tė dėgjojmė shqip,ose nuk do mund tė e durojmė njė diēka tė huaj tė veshur nė shqip dhe tė heshtim!Njėsoj sikur tė dėgjosh muzikė tė huaj qė ėshtė e drejtė e secilit tė dėgjoi qfarė tė don,nuk mund tė pranohet muzika jonė tė bėhet aq e huaj.
Ishin kohėt e zeza pushtuese mbi ne,pastaj ato tragjike tė luftės,ku pushtuesi u dha shancė disa tė pavetdijshmėve tė bėnin pasuri dhe emėr me antivlera e gėnjeshtra,nga se kjo ishte armė e fortė e pushtuesit tė huajsoi vlerėn e kulturės sonė,por nga ajo kohė kanė kaluar dhjetė vite,kurse lulėzimi i shundit,kiēit,apo tė bastarduarit jo vetėm qė nuk ka tė ndalur,por po rritet nė shkallė tė madhe.Nuk mund tė bėhemi popull kiē pėr hirrė tė tregėtisė sė dikujt,dhe pėr hirrė tė atyre qė ua ka rrėmbyar shpirtin antivlera.Nuk e kemi as kohėn,as shtytjen tė shėndrrohemi nė popull kiē,sepse nga popujt kiē druan edhe historia,kurse ne kemi njė histori tė begatėshme kombėtare.
A do tė guxojmė tė rrijmė duarkryq para tėhuajsimit tė kulturės sonė kombėtare?Mendoj se jo,sepse nė momentin kur kėto fillojnė tė zbehen,fillon tėhuajsimi,kurse neve pikėrisht na ka mbajtur gjallė si komb,kultura,tradita gjuha dhe arti ynė kombėtar,nė kohė pushtuesit nuk i kemi zhdukur por i kemi pėrsosur dhe ruajtur me krenari dhe sakrifica.Sot shqiptarėt tė cilėt mė lirė se kurrė mė parė mund tė e frymojnė kulturėn ,duhet tė e mbrojnė,zhvillojnė dhe aq mė tepėr tė e kombtarizojnė,asesi tė e tėhuajsojnė.Tani kemi shtetin e ri,shtet i cili ka zgjedhur prijėsit apo kryetitullarėt e kulturės,shpresojmė se ndonjėrit prej tyre do tė ua prishin gjumin ulurimat e disa muzikantėve dhe biznismenve tanė tė asimiluar.Shundi e kiēi jo vetėm qė synonte tė ngritej mbi muzikėn e vėrtetė,por ia ka nxėnė frymėn tėrėsisht.Vallė mos dojkan kėta pseudo-artist,qė tė na bėjnė tė krisur,qė kohėn kur jemi liruar nga pushtuesi,tė na e robėrojnė shpirtin?!I krisur padyshim mund tė quhet ai qė huazon muzikėn turko-greke,sllavo-rome,qė memund u shkėputėm nga robėria e tyre,dhe tė na e shes pėr tonėn.Antivlera kulturore plot shund dhe kiē meriton dhe duhet tė i shpallim luftė tė hapur mes shoqėrisė mediumeve,radio,tv,net,gazeta. Detyrė ėshtė kjo e shoqėrisė nė pėrgjithėsi,e Ministrisė sė Kulturės nė veqanti,akademikėt e muzikės duhet tė e vlerėsojnė drejt vlerėn,duke u siguruar se ėshtė vėrtetė vlerė tė e lejojnė qarkullimin e saj nė treg,tėstimulohet kėngėtari i vlerės,tė i zihet fryma antivlerave qė drejt prej kafeneve dalin nė treg,etj.....
Dėgjuesi ynė duhet tė pregaditet tė njeh vlerėn e mirėfilltė kombėtare dhe tė ndėrgjegjėsohet nė bojkotimin e drejtėpėrdrejtė tė shundit dhe kiēit.
Koha ėshtė tė kthehemi aty ku e kemi lėnė kėngėn origjinale shqipe dhe nga aty ta zhvillojmė e begatojmė me vlera kombėtare,asesi me barbarizma e antivlera.
|
|