| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Paralele sovjeto-jugosllave dhe amerikano-greke pėr Shqipėrinė |
| Postuar mė datėn: 2008-03-26 14:43:57 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kastriot MYFTARAJ
Fakti qė ambasadori aktual i SHBA nė Tiranė, John Withers III ka qenė oficer politik nė Ambasadėn e SHBA nė Moskė, madje nė vitet 1991-1992, kur u shpėrbė Bashkimi Sovjetik, bėn qė ai, si sovjetolog, apo rusolog, tė tregojė interes pėr marrėdhėniet sovjeto(ruso)-shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore.Nė fakt ka njė analogji kurioze mes marrėdhėnieve tė Shqipėrisė pas Luftės sė Dytė Botėrore me superfuqinė me tė cilėn ajo u lidh atėherė, Bashkimin Sovjetik, dhe marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me SHBA, pas rėnies sė komunizmit. Fill pas Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria komuniste ishte e lidhur politikisht me Bashkimin Sovjetik, ashtu siē ėshtė e lidhur me SHBA sot. Por Bashkimi Sovjetik e kishte gjetur konvenuese qė Shqipėrinė ta linte nėn kujdestarinė e Jugosllavisė. Atėherė politika ishte se Bashkimi Sovjetik do ta ndihmonte Shqipėrinė nėpėrmjet Jugosllavisė. Kėtė gjė Moska e kishte bėrė edhe pėr ta kėnaqur Jugosllavinė me liderėt e sė cilės kishte marrėdhėnie tė vėshtira nė vitet pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr shkak tė kėrkesave tė ekzagjeruara pėr ndihmė ekonomike tė udhėheqėsve jugosllavė, tė cilat Bashkimi Sovjetik i dalė i dėmtuar nga lufta, nuk i pėrmbushte dot.
|
|
Jugosllavėt, nė vend qė ta ndihmonin ekonomikisht Shqipėrinė, e panė atė si njė lopė pėr t u mjelė, duke pėrvetėsuar stoqet e mallrave qė kishin mbetur nė Shqipėri pėr shkak se Italia fashiste, pėr interesat e saj propagandistike kishte sjellė furnizime tė mėdha nė Shqipėri, dhe tregtarėt shqiptarė kishin pėrfituar duke bėrė tregti me Italinė dhe duke i mbushur magazinat plot me mallra tė tė gjitha llojeve, qė nė Jugosllavi mungonin. Lidhur me kėtė Petro Marko sjell ankimin qė i bėri atij njė tregtar shkodran nė vitin 1945, kur ishte kryeredaktor i gazetės «Bashkimi», e vetmja e pėrditshme nė vend: «Pse zoti Petro, sllavėt po na zhveshin. Tė paktėn tė marrin njė pjesė e njė pjesė ta mbajmė dhe ne, se ku t i gjejmė tėrė kėto mallra tė ēdo kategorie: qė nga lėnda e ndėrtimit, te manifaktura, te makineritė, te pijet, madje deri te furēat e nevojtoreve? Mė vjen keq vėrtet, miku ėshtė mik, por duhet t i japim ne atė qė kėrkon, dhe jo t i hapė ai vetė depot, magazinat, dyqanet...dhe ti zbrazė pa na thėnė as faleminderės! Unė nuk e kuptoj kėtė, zoti Petro. I shoh tė gjitha dhe hesht, se, po hapa gojėn, burgu mė pret». (Petro Marko: Intervistė me vetveten, Shtėpia botuese OMSCA, Tirane 2000, f. 443.) Kjo situatė nė Shqipėri vazhdoi pėr katėr vjet 1944-1948, derisa ndodhi prishja mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisė.
Unė i qėndroj mendimit se nuk ishte Titoja ai qė u prish me Stalinin nė 1948, edhe pse Tito duket se Tito e donte kėtė gjė, por ishte Stalini ai qė u prish me Titon, duke e braktisur Jugosllavinė, siē hidhet thesi me rėrė nga balona. Nė fakt ishte Stalini ai qė e provokoi prishjen me Jugosllavinė me anė tė letrave tė famshme pėr Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste Jugosllave nė fillim tė vitit 1948. Nuk ėshtė rastėsi qė prishja sovjeto-jugosllave ndodhi nė tė njėjtėn kohė qė Stalini bėri puēin e Pragės, kur i dha fund gjendjes sė dypushtetit (po tė pėrdor njė term leninist pėr vitin 1917) nė vendet e Europės Lindore, ku gjendej ushtria sovjetike. Stalini e braktisi Jugosllavinė pasi krijoi njė zonė-tampon mes kufirit sovjetik dhe Perėndimit, duke dashur tė thotė me braktisjen e Jugosllavisė se ai nuk kishte synime ekspansioniste, por vetėm sigurie pėr Bashkimin Sovjetik. Braktisja e Jugosllavisė nga Stalini nė 1948, ishte nė fakt pėrgėnjeshtrimi i parė i teorisė sė frenimit tė George Kenan, vetėm pak kohė pas daljes sė saj.
Braktisja e Jugosllavisė ishte nė fakt njė gjest vetėpėrmbajtjeje e Moskės, dhe paralelisht me kėtė Stalini nė fakt erdhi duke e ulur nė minimum ndihmėn pėr guerriljen komuniste nė Greqi, derisa e ndėrpreu fare, duke fajėsuar pėr kėtė gjė tradhėtinė e Titos. Ėshtė ironi e madhe, qė letra e famshme e Kominformit Partia Komuniste Jugosllave nė duart e vrasėsve dhe spiunėve, pėrtej ambalazhit ideologjik, nga pikėpamja e Realpolitik ishte nė fakt, Doktrina Stalin e vetėfrenimit. Titoja nuk do tė guxonte kurrė ta shkėpuste Jugosllavinė nga blloku sovjetik nėse kjo nuk do tė ishte dėshira e Stalinit. Nė rastin mė tė mirė, Titoja do tė kishte ndjekur politikėn e Ēausheskut, duke qenė pjesė e bllokut sovjetik, por duke flirtuar me Perėndimin. Pas braktisjes sė Jugosllavisė, Stalini e mbajti Shqipėrinė si njė post tė avancuar, diēka si Kaliningradin pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, kjo dhe falė faktit qė udhėheqja shqiptare zgjodhi qė tė mbajė anėn e Stalinit nė konfliktin mes tij dhe Titos.
Pasi Bashkimi Sovjetik u prish me Jugosllavinė mori fund kujdestaria mbytėse jugosllave pėr Shqipėrinė dhe ndihmat qė Bashkimi Sovjetik i jepte Shqipėrisė, filluan tė vijnė drejtpėrdrejt nė Shqipėri. Kėshtu, vitet 1948-1960, mund tė konsiderohen vite normale nė marrėdhėniet sovjeto-shqiptare, kuptohet nė kuadrin e anormalitetit tė orientimit tė Shqipėrisė nga Bashkimi Sovjetik. Pra, tashmė, kishte njė simetri nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik, si nė rrafshin politik ashtu dhe nė atė ekonomik. Nė kėtė periudhė nė Shqipėri erdhi njė ndihmė konsistente ekonomike nga Bashkimi Sovjetik, duke u kuptuar me kėtė mundėsitė qė kishte Bashkimi Sovjetik, se kjo ndihmė as qė mund tė krahasohet me atė qė do tė kishte marrė Shqipėria nga Perėndimi sikur tė ishte e orientuar kah ai. Por, ėshtė shumė kurioze se, derisa marrėdhėniet sovjeto-shqiptare fituan dimensionin ekonomik, veē atij politik, ato mbetėn pa dimensionin nė fushėn ushtarake, edhe pse Enver Hoxha bėri njė kėrkesė tė tillė. Nė mbledhjen e Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė PPSH, nė 24 tetor 1957, ku u mor vendimi qė sovjetikėve t u jepej baza e Vlorės, Enver Hoxha u shpreh se ofertėn pėr t u ndėrtuar nė Vlorė njė bazė ushtarake e pėrbashkėt me sovjetikėt dhe vendet e tjera komuniste, ia pati bėrė dikur dhe Stalinit, por ky i fundit nuk e pati pranuar. (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.) Nė po kėtė mbledhje, Enver Hoxha zbulon se nė Molotovi pati qenė kundėr edhe pėr futjen e Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės, nė 1955, pasi nė rast se do tė sulmohej Shqipėria, Bashkimit Sovjetik do t i duhej qė tė luftonte pėr tė. (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.) Pra, Enver Hoxha i kėrkonte Stalinit qė tė ndreqej anomalia qė Shqipėria ishte i vetmi vend komunist nė Europėn Lindore, i lidhur me Bashkimin Sovjetik, ku nuk kishte forca ushtarake sovjetike, gjė qė Enver Hoxha e shihte si njė pasiguri tė madhe pėr sundimin e tij nė Shqipėri. Kėtė anomali kėrkonin ta ndreqnin edhe gjeneralėt sovjetikė, tė cilėt donin ta shfrytėzonin avantazhin strategjik qė u jepte Shqipėria. Enver Hoxha nė mbledhjen e mėsipėrme sjell njė dėshmi tė ministrit tė atėhershėm shqiptar tė mbrojtjes, Beqir Balluku: «Edhe Beqiri ka dėgjuar qė Zhukovi u ka thėnė oficerėve tė tij: Pėrse i mbani nėndetėset nė bregun e Detit tė Zi? Ne duhet tė arrijmė qė ta asgjesojmė flotėn e 6-tė amerikane qė nga bazat e Shqipėrisė». (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.) Por Stalini e kundėrshtoi kėtė ide, si kur ia paraqiti Enver Hoxha nė vitet 1949-1952, pas prishjes me Jugosllavinė, ashtu si dhe kur ia paraqitėn gjeneralėt sovjetikė, dhe argumentin e kundėrshtimit tė Stalinit e pėrcjell tėrthorazi dhe Molotovi nė 1955, kur u krijua Traktati i Varshavės, siē kam cituar mė lart. Stalini e kuptonte mirė se mbrojtja e Shqipėrisė qe njė aventurė e kotė nga pikėpamja strategjike, pasi Shqipėria nuk kufizohej me vendet e tjera anėtare tė Traktatit tė Varshavės, duke qenė se ndahej prej tyre nga dy vende tė lidhura me SHBA-t, Greqinė dhe Jugosllavinė. Nė rast tė tensionimit tė situatės, kur sigurisht qė Turqia do tė mbyllte Dardanelet dhe Spanja Gjibraltarin, duke nxjerrė pretekste tė kota, por nė realitet pėr mos tė lejuar flotėn sovjetike qė tė hynte nė Mesdhe, Bashkimi Sovjetik nuk do tė qe nė gjendje qė tė furnizonte Shqipėrinė dhe forcat e veta atje me armatime dhe sendet e tjera tė nevojshme. Pra, Stalini ende e shihte Shqipėrinė si njė send tė vėnė nė tryezėn e shkėmbimeve me Perėndimin, tė cilėn mund ta lėshonte nė kėmbim tė diēkaje tjetėr. Simetria e plotė nė marrėdhėniet sovjeto-shqiptare, politike, ekonomike dhe ushtarake, do tė vinte nė vitin 1957, kur Moska mori vendimin qė tė dislokonte flotėn e saj ushtarake nė bazėn e Vlorės. Dislokimi i flotės sovjetike nė Vlorė shkaktoi alarmin e madhe tė Perėndimit dhe Hrushovi u detyrua ta tėrhiqte duke e pėrdorur si kartė nė negociatat me Perėndimin pėr Berlinin, dhe duke i prerė fare marrėdhėniet diplomatike me Shqipėrinė, pėr t ' i dhėnė Perėndimit njė provė shtesė tė tėrheqjes nga Shqipėria. Ėshtė shumė kurioze se prishja sovjeto-shqiptare ishte njė deja-vu e prishjes sovjeto-jugosllave, kur ishin sovjetikėt ata qė e kėrkuan prishjen, duke e projektuar pėr alibi tek pala tjetėr. Pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria u orientua politikisht nga SHBA, duke qenė politikisht njė dominion amerikan. Por SHBA, bėnė me Shqipėrinė atė qė bėri Bashkimi Sovjetik nė vitet 1944-1948, duke e vėnė Shqipėrinė nėn kujdestarinė e Greqisė, e cila e ka shfrytėzuar ekonomikisht njėlloj si Jugosllavia nė vitet 1944-1948. Ėshtė kurioze se nė Washington kjo justifikohet praktikisht me tė njėjtat argumente siē justifikohej nė Moskė mandati jugosllav mbi Shqipėrinė, pra se Greqia duhet paqėsuar qė tė mbahet e lidhur me SHBA, se Greqia mund tė shkaktojė trazira nė Shqipėri deri nė shpėrbėrjen e vendit etj. E vėrteta ėshtė se raporti strategjik i SHBA me Greqinė ka ndryshuar pas Luftės sė ftohtė, se Greqia nuk ėshtė mė njė bastion i NATO qė pengon daljen sovjetike nė Mesdhe, por ėshtė praktikisht njė aleate e Rusisė, si nė aspektin politik, ashtu dhe nė atė ekonomik. Sa i pėrket kapaciteti tė Greqisė pėr tė shkaktuar probleme nė Shqipėri, nėse duan SHBA mund tė pėrdorin nevojėn qė ka Greqia pėr SHBA si frenues i Turqisė nė konfliktin e kėsaj me Greqinė, pėr ta detyruar Greqinė tė pėrmbahet nė Shqipėri. Sot nė marrėdhėniet shqiptaro-amerikane ka njė asimetri destruktive, qė konsiston nė atė se kėto marrėdhėnie kanė njė dimension optimal politik dhe ushtarak, por nė aspektin ekonomik SHBA, partneri kryesor strategjik i Shqipėrisė ia ka dhėnė Shqipėrinė me nėnkontraktim Greqisė qė ta mjelė si njė lopė. SHBA mund tė mos jenė partneri kryesor ekonomik i Shqipėrisė, por ato mund ta orientojnė Shqipėrinė kah njė vend perėndimor fqinj si Italia, qė nuk ka synimet e Greqisė pėr ta mjelė atė si lopė, ose ta orientojė nė partneritet ekonomik me disa vende perėndimore. Anomalia nė marrėdhėniet sovjeto-shqiptare, kur Shqipėria i ishte dhėnė me nėnkontraktim Jugosllavisė, vazhdoi katėr vjet (1944-1948), ndėrsa anomalia nė marrėdhėniet amerikano-shqiptare, kur Shqipėria i ėshtė dhėnė me nėnkontraktim Greqisė vazhdon prej 11 vjetėsh (1997-2008). Kjo situatė absurde pa precedent nė marrėdhėniet ndėrkombėtare tė SHBA nuk mund tė vazhdojė gjatė. Shqipėria ka qenė dhe e pushtuar nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste, nga tė cilat e para pėr interesat e veta e ka ndihmuar shumė ekonomikisht Shqipėrinė, ndėrsa e dyta nuk e ka ndihmuar dhe as e ka penguar, pėr kushtet e asaj kohe. Por nuk ka sens qė SHBA tė bėjnė ndaj Shqipėrisė atė qė e korrigjoi shpejt Bashkimi Sovjetik dhe qė nuk e bėnė as Italia fashiste dhe as Gjermania naziste. Nė politikėn amerikane pėr Shqipėrinė ka ndodhur njė bllokim i ēuditshėm. Ndodhe nganjėherė qė nė «trurin» e mbingarkuar politik tė njė superfuqie tė prodhohet njė gafė e ēuditshme. Edhe mua pasi punoj gjatė pėr njė shkrim, duke gjetur, lexuar dhe pėrkthyer materialet qė mė duhen, mė ndodh qė truri i mbingarkuar bėn ndonjė gafė tė ēuditshme, si p.sh., nė njė kisha shkruar «spreeng» pėr «spring». Ėshtė evidente se edhe nė «trurin» e mbingarkuar tė politikės amerikane, ėshtė duke u bėrė njė gafė e ēuditshme me Shqipėrinė, dhe shpėrthimi i Gėrdecit duhet tė shėrbejė qė ky «tru» tė kthjellohet. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|