DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Arrin plani i Ban Ki Moon-it pėr UNMIK-un
Postuar mė datėn: 2008-06-12 23:07:04 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Ka arritur nė Prishtinė letra e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon, mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut. Liderėt kosovarė konfirmojnė marrjen e letrės, por ende nuk e kanė komentuar atė.

Letra e shumėpritur e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon, tashmė i ėshtė dorėzuar presidentit Fatmir Sejdiu.

“Mund tė konfirmoj se kemi marrė letrėn nė orėn 8 tė kėtij mėngjesi nga selia qendrore nė Nju Jork pėr presidentin Sejdiu. Pra, ėshtė njė letėr pėr presidentin Sejdiu dhe njė kopje e letrės pėr presidentin serb Boris Tadiq, e cila do t’i dorėzohet atij nga zyra e OKB-sė nė Beograd”, pohoi zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Rusell Geekie.

Liderėt kosovarė nuk kanė komentuar pėrmbajtjen e letrės. Presidenti Fatmir Sejdiu ka konfirmuar se e ka marrė letrėn, pėr tė cilėn ka thėnė se do ta analizojė dhe mė pas do informojė pėr qėndrimin.

Sipas njoftimeve tė mėhershme jozyrtare, plani i Ban Ki-Moonit mundėson zvogėlimin gradual tė UNMIK-ut gjatė njė periudhe disamujore, qė do tė definohet mė vonė, si dhe funksionalizim gradual i EULEX-it nėn mandatin e OKB-sė.

Kryeministri Hashim Thaēi ka paralajmėruar njė takim tė pėrbashkėt, ku do tė analizohet letra e Ban Ki-Moonit.

“Ne do tė zhvillojmė njė takim sė bashku me presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe tė gjitha autoritetet ndėrkombėtare, dhe do tė dalim me qėndrim tė pėrbashkėt pėr mediumet kosovare e ndėrkombėtare dhe para qytetarėve tė Kosovės. Po, letra ka ardhur”, tha Thaēi.

Detaje tė planit tė Ban Ki Moonit nuk janė zbuluar nga asnjė zyrtar qė tashmė ka pasur nė duar kėtė plan.

“Nuk do tė ishte forma e duhur qė tė flasim pėr pėrmbajtjen e letrės, sepse ėshtė letėr e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr presidentin Sejdiu dhe pėr presidentin Tadiq. Kėshtu qė mė sė miri ėshtė qė ky informacion tė merret nga Zyra e Presidentit”, thotė Rusell Geekie, i pyetur tė komentojė pėrmbajtjen e letrės.

Ndėrkaq, nga njoftimet e mėhershme jozyrtare thuhej se Ban Ki-Moon do tė pranojė nė masė tė madhe konceptin pėr bashkėpunim nė mes tė shefit tė UNMIK-ut dhe tė Qeverisė sė Serbisė, tė cilin mė 16 mars ia ka prezantuar UNMIK-ut ministri serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq.

Gjithnjė sipas njoftimeve jozyrtare, bėhet fjalė pėr arritjen e njė marrėveshjeje mes PSSP-sė dhe Qeverisė sė Serbisė pėr bashkėpunim nė gjashtė fusha: polici, gjyqėsi, dogana, kontroll kufitar dhe trashėgimi kulturore fetare.

Asnjė gjė nga kėto nuk konfirmohet nga zyrtarėt e UNMIK-ut, pėrmes tė cilėve ėshtė shpėrndarė letra.

“Letra mbulon ēėshtje pėr rikonfigurim, por kėto janė pikėpamje tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe mė sė miri ėshtė qė tė flasė Presidenca dhe Nju Jorku”, tha Rusell Geekie.

Ndryshe, nuk dihet nėse plani i Ban Ki-Moonit do tė qartėsojė pėrfundimisht konfuzionin e deritashėm mbi praninė e misioneve ndėrkombėtare pas 15 qershorit, kur edhe hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės.

Albana Isufi
REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosova: Mos lejoni rusėt tė marrin naftėn e shqiptarėve (2008-05-04 11:13:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHQIPERIA E KROACIA MARRIN FTESEN PER NE NATO. ZHGENJEHET MAQEDONIA (2008-04-03 10:46:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PAMJE NGA TRAGJEDIA E GERDECIT, BILANCI: ARRIN NE 8 NUMRI I VIKTIMAVE. BERISHA NE VENDNGJARJE (2008-03-16 06:09:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu e Thaēi marrin mbėshtetjen pėr pavarėsi nga shumica e anėtarėve nė KS (2007-12-19 12:56:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shefer arrin ne Prishtine (2007-11-30 11:29:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KFOR i dhe UNMIK- u planifikojnė tė marrin nėn kontroll stacionet e policisė nė veri tė Kosovės (2007-11-20 06:16:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Peshkopi serb Artemije u ka bėrė thirrje serbėve qė tė mos marrin pjesė nė zgjedhjet e 17 nėntorit (2007-11-12 12:39:57 nga admin4)
[ Opinione ] Maqedonia po luan me Zjarrin (2007-11-08 15:57:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi kėrcėnon serbėt e Kosovės qė duan tė marrin pjesė nė zgjedhje (2007-11-02 03:19:47 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] MOS LUANI ME ZJARRIN SE......! (2007-10-29 11:18:54 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Franca u bėn thirrje serbėve tė Kosovės qė tė marrin pjesė nė zgjedhje (2007-09-14 06:00:07 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster