DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Zogu 10 milionė paund pėr tė blerė “The Times”
Postuar mė datėn: 2007-12-07 16:46:56 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Nė numrin e djeshėm tė Gazetės, nė vijim tė publikimit pėr herė tė parė nė shqip tė pjesėve nga libri i historianit britanik, Jason Tomes “Mbreti Zog, Monarku i Vetėshpallur i Shqipėrisė” botuar nė Londėr mė 2003, lexuesit duhet ti kenė tėrhequr vėmendjen tė dhėnat pėr pasurinė, apo florinjtė qė Zogu kishte me vete. Pra, pasuria e dukshme e Mbretit Zog nė arrati ishin nėntė kasaforta, apo valixhe tė mėdha tė mbushura me florinj si dhe disa milionė dollarė tė depozituar nė banka. Mė saktė kėto shifra janė gjetur nė atė kohė nga Ministria e Jashtme Britanike, burokratėt e sė cilės nė dilemė e sipėr tė pranonin azilin e Zogut dhe tė shpurės sė tij ose jo, rrėmuan pikėrisht pėr informacione mbi pasurinė e tij. Porse i vendosur nė Angli njė “incident” provon se pasuria e lėvizshme e Zogut ishte ku e ku mė e madhe. Sipas njė dėshmie, ish-Mbreti i Shqiptarėve, i joshur nga fuqia e mediave, tenton tė blejė nė shifrėn 10 milionė stėrlina gazetėn mė tė madhe britanike “The Times”. Dhe kur njė azilant nė njė shtet tė huaj kėrkon tė blejė 10 milionė paund njė gazetė, atėherė kuptohet se pasuria e tij ėshtė tė paktėn dyfishi i kėsaj shume. Nga ana tjetėr nė tė njėjtėn periudhė buxheti vjetor i gjithė shtetit shqiptar nuk ishte mė shumė se 2 milionė paund. Por vjedhjen e thesarit tė shtetit nga Mbreti Zog nė arrati e sipėr e konfirmojnė edhe figura tė tilla siē ishte Fan Noli. “Tė paktėn do ta bėjmė tė harxhojė paratė e vjedhura pėr njė kauzė tė drejtė”, u shpreh dikur Noli nė pėrkrahje tė njė fronti tė gjerė pėr vetėvendosjen e Shqipėrisė.
Natyrisht, mbreti nuk kishte status diplomatik, por kėmbėngulja e tij tė bėnte tė mendoje se e kishte. Nė gusht 1941, ai u kap pas vullnetit tė shprehur nga Ēurēill dhe Ruzvelt nė Kartėn e Atlantikut pėr “t’u kthyer tė drejtat e sovranitetit atyre qė u ishin marrė me forcė ato”. Thirrja e tij drejtuar aleatėve pėr pėrfaqėsim tė Shqipėrisė nė konferencėn nė pallatin St.James nė shtator, gjithsesi, rezultoi nė disa letra tė kthyera mbrapsht, njė refuzim ky qė u bė edhe me therės me pranimin e Ēekosllovakisė. Kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė Zogut nė kampin aletat ishin grekėt. Ai ofroi njė plebishit nė kufi pas luftės, por Tsouderos, Kryeministri grek nė azil, e akuzoi atė si persekutues tė minoritetit grek, shfaqi pretendime pėr Gjirokastrėn dhe Korēėn dhe iu referua shqiptarėve si njerėz “gjysmė tė egėr”. Marrėveshjet e tij joformale me qeverinė jugosllave nė azil ishin mė shumė civile, pasi Ministri i Jashtėm Nincic ishte bashkėkonspiratori i tij i vjetėr dhe Jugosllavia mendonte qė Shqipėria do tė bėhej njė protektorat greko-jugosllav. Pėr tė hequr qafe kėtė propozim shqetėsues, Zogu hodhi idenė moderne tė njė federate ballkanike pas luftės. Si shumė tė tjerė edhe ai e mori si tė mirėqenė disfatėn e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania. Kėshilla e tij pėr britanikėt ishte tė sulmonin nė Europėn Juglindore para se ushtritė gjermane tė riorganizoheshin. Do tė ishte i aftė tė kontrobuonte nė operacionet nė Greqi dhe Itali, siē tha ai. Mbreti i vetėshpallur nuk e humbi asnjėherė kurajėn pėr tė thėnė gjėra tė mėdha dhe pėr tė shqyrtuar mundėsitė e fundit. Ai besonte se nuk kishte asgjė pėr tė humbur nga egzagjerimi i pamasė. Por, ēfarė ēmimi kishte kredibiliteti i tij? Qarkullonin zėra nė SOE se po pėrpiqej tė shpėtonte veten nė verėn e vitit 1942, kur aleatėt po mundoheshin tė kontaktonin me gjermanėt pėrmes Zvicrės.
Tė vetėdijshėm se ata po rrėzonin ēdo sugjerim tė tij, britanikėt i shkonin pas qejfit Zogut nė lidhje me ēėshtjet personale, kryesisht duke mos i pėrmendur pagesėn e taksave. Ai i menaxhonte financat nė mėnyrė shumė diskrete, duke mbajur drafte kesh dhe ato tė bankave dhe pjesėn tjetėr tė pasurisė e kishte investuar pėrtej detit. Ai pranoi se kishte njė shumė tė konsiderueshme edhe nė Argjentinė. Familja e tij nuk i njihte kufizimet dhe Zyra e Jashtme e ndihmoi pėr tė rimarrė bagazhet qė kishe braktisur nė Francė. Ai mbėrriti nė Liverpul nga Spanja dhe Portugalia nė prill tė vitit 1941, kur Zogu duke u pėrpjekur tė garantonte statusin e tij sfidoi tė drejtat e oficerėve tė doganės pėr tė kontolluar valixhet diplomatike. Kjo vonesė i kushtoi shumė shtrenjtė, mė 5 maj bombat goditėn magazinėn dhe shkaktuan mjaft dėme. Edhe njė herė tjetėr, britanikėt ia plotėsuan qejfin Zogut duke i dhėnė atij 51 mijė stėrlina dėmshpėrblim, pas tre vitesh pėrpjekje. Princesha Nafije kishte humbur shtatė pallto dhe oborrtarėt e tije u pėrpoqen tė paraqisnin shumė pretendime tė tjera deri nė vitin 1948.
Me gjėra si kėto, britanikėt lehtėsuan disi ndėrgjegjen e tyre. Pierson Dixon i Zyrės sė Jashtme pranoi: “Zogu, tė flasim hapur, ėshtė njė viktimė e politikės sė zbutur. Nėse italianėt do tė kishin pushtuar Shqipėqrinė pasi i shpallėn luftė Britanisė sė Madhe, Zogu pa dyshim do tė ishte pritur nė kėtė vend si njė mik i nderuar i barabartė me monarkė tė tjerė qė largoheshin nga vendet e tyre tė pushtuara nga anėtarėt e Boshtit.
Haakon i Norvegjisė, Charlotte e Luksemburgut, Pjetri i Jugosllavisė, Wilhemina e Holandės dhe George i Greqisė, tė gjithė mbėrritėn nė Londėr dhe britanikėt nuk e vunė nė diskutim kurrė statusin e tyre, pėrveē rastit tė Greqisė pėr shkakj se rivendosja e monarkisė atje ishtė bėrė me njė referendum tė dyshimtė nė vitin 1935. Mbreti George VI nuk donte tė shihte monarkinė tė fyhej kaq rėndė, por autoritetet e kėshilluan t’i hiqte njė vizė Zogut. Zogu ishte monarku i vetėm europian qė s’kishte lidhje gjaku me Windsorėt (nėpėrmjet Geraldinės ai mund tė pretendonte njė lidhje tė largėt tė shekullit tė 17-tė me princeshėn Anhalt-Dessau). Tė pėrjashtuar nga qarqet mbretėrore, Mbreti dhe Mbretėresha e Shqipėrisė e kishin tė kufizuar angazhimin e tyre nė publik vetėm me pjesėmarrjet nė pritjet e ambasadave turke dhe egjiptiane. Geraldina ishte pasuria mė e mahde e oborrit nė fushėn e marrėdhėnieve publike. “Mbretėresha, vėren Cecil Beaton, me njė buzėqeshje gjithnjė tė gatshme dhe sytė e shkėlqyer ėshtė aq e bukur, saqė mund tė jetė njė reklamė perfekte pėr ēdo dyqan ēokollatash”. Por, asaj nuk i dukej aq i bukur princi i kurorės: “Fėmija ėshtė dy vjeē, por duket sikur ėshtė katėr, ka njė lėkurė tė zbehtė tė pashėndetshme, njė hundė tė zgjatur dhe mollėza tė hequra”. Edhe pse shkėlqente kudo qė shkonte suksesi social i Geraldinės ishte i kufizuar nga ai i shoqėrueseve tė saj. Nėse nuk ishte me Zogun, ajo kishte me vete gjyshen e saj; “Cherie” Strale D’Ekna ishte e specializuar nė recitalet e ankesave tė mbretėreshės sė re. Ajo qė mund tė konsiderohet si propaganda e shkruar pėr Zogun ishte njė pėrkthim anglisht i “Dhjetė vjet, dhjetė muaj, dhjetė ditė” nga Antoinette Szinyei-Merse. Nė kujtimet e saj, hungarezja e pėrshkruante Zogun “si njė filantrop tė vėrtetė, qė e urrente luksin, gėnjeshtrat dhe diktaturėn”. “Shqiptarėt e idelizonin atė si njė hero. Mbretėria e tij kishte qenė njė gur themeli i demokracisė, lirisė dhe pavarėsisė nė Europė. Gjėra tė tilla nuk mund tė preknin kėdo.
Zogu ende linte pėrshtypje tė mirė kur i jepej shansi tė bisedonte privatisht me njerėzit. Julian Amery i SOE u habit nga ky njeri i pėrmasave odiseane, i zgjuar, pa iluzione dhe intriga. Babai i tij, Leo Amery, atėherė nė qeveri, e paraqiti ēėshtjen e tij nė Zyrėn e Jashtme britanike, por Anthony Eden nuk kishte pasur kurrė simpati pėr ēėshtjen e Zogut dhe Stafford Cripps e evitoi problemin e qiramarrėsit tė tė vėllait.
Dėshtimet e njėpasnjėshme e ēuan sėrish mbretin nė grupin e zakonshėm tė entuziastėve ballkanikė. Mbrojtėsja e Shqipėrisė ishte Edith Durham, pothuaj 80 vjeē dhe e dhėnė pas Nolit aq sa mendonte se “Zogu ishte shumė injorant dhe i pakulturuar pėr tė qeverisur nė mėnyrė tė drejtė”. Pėrtej korit tė albanofilėve tė vjetėr, personazhet qė mund tė kishin mė shumė interes ishin internacionalistėt e sė majtės. Lord Neol Buxton, F.W Pethick-Lowrence dhe Sylvia Pankhurst kishin bindjen se Zogu ishte njė njeri me peshė nė lėvizjen kombėtare. Nė atė kohė edhe Mary Herbert riaktivizoi shoqatėn anglo-shqiptare nė vitin 1943.
Jashtė Parmoorit dhe rrethinave, shqiptarėt nė Britani ishin tė paktė nė numėr, por mbreti do tė donte tė kishte edhe njė mė pak; ish-diplomatin-playboy Ēatin Saraēi, i cili arriti tė kryente misionin e tij pėr tė informuar zyrtarėt e lartė britanikė se Ahmed Zogu ishte njė pro-nazist.
“Tė huajt e dinė, ashtu si dhe ne shqiptarėt, se milionat tuaja janė bėrė me gjakun e djemve tanė nė tė mirė dhe se pasuria juaj ėshtė ngritur mbi bazėn e krimit, vrasjeve, tradhėtisė dhe vjedhjes.
Oborri mbretėror i kėtij vendi dhe tė tjera monarki e kanė injoruar vazhdimisht praninė tuaj kėtu. Sa poshtė keni rėnė, nuk jeni gjė tjetėr veēse njė kufomė. Sa mė pak tė pėrpiqeni e tė luftoni kundėr gishtave tė hekurt qė po ju mbysnin, aq mė pak e turpshme dhe e dhimbshme do tė jetė ekzistenca juaj e mjerė”.
Shpejt Zogu dhe Saraēi nisėn tė shkruanin kundėr njėri tjetrit dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė kuptosh se kush e nxiti shkrimin qė e vendosi Zogun I, Mbretin e Shqiptarėve kundėr “Sunday Pictorial Newspaper LTD.” para trupit gjykues mbretėror nė vitin 1943. “Ai ėndėrron njė uniformė tė bardhė. Ai erdhi nga hiēi, nuk ka mė ku tė shkojė. I ngrysur, i vrazhdė dhe i mėrzitur ai endet pėrgjatė kopshteve nė Angli me truprojat e tij qė ėndėrrojnė madhėshtinė dhe pushtetin”.
Avokatėt e mbretit kundėrshtuan tre pika kryesore: qė ai ishte njė njeri i zakonshėm qė kishte lindur nė mal dhe kishte ardhur nė pushtet me dhunė; qė kishte marė dy milionė stėrlina nga thesari i Shqipėrisė dhe se kishte bėrė njė grua tė zhgėnjyer tė vriste vetėn para kėmbėve tė tij. Akuza e fundit ndoshta kishte lidhje me vetėvrasjen e njė gruaje jashtė legatės shqiptare nė “Port Street” tetė vjet mė parė, ku ishte pėrfshirė ministri Xhemil Dino dhe jo Zogu. “Sunday Pictorial” pagoi dėmshpėrblim prej 1 mijė stėrlinash. Abonimi nė njė agjenci qė i sillte artikujt nga gazetat e bėri Zogun tė kuptonte se sa i pushtetshėm ishte shtypi. Ai i tha Auberon Herbertit se kishte ndėr mend tė blinte “The Times”. “Nuk do tė jepja mė shumė se dhjetė milionė stėrlina pėr tė”, tha ai.
Mė serioze se pėrēartjet e Saraēit ishte skepticizmi i tre shqiptarėve anglofonė; Tajar Zavalanit, Dervish Dumės dhe Anton Logorecit, qė lexonin lajmet nė shqip pėr BBC-nė. Nė mars 1942 u pėrhap lajmi se ata i kishin kėrkuar Zogut 75 mijė stėrlina pėr tė financiar njė lėvizje pėr Shqipėrinė e Lirė dhe tė jepte garancinė se ai nuk do ta drejtonte atė. “Gjepura, tha Zogu, kėrkesa e tyre kishte qenė pėr ti ndihmuar nė krijimin e njė buletini lajmesh nė shqip (gjė qė britanikėt nuk e lejonin)”. “Pozita e tij si kryetar i shtetit ishte e qartė dhe nuk do tė ndryshohej nga sjellja e disa djelmoshėve nė Londėr, edhe sikur ata ta kundėrshtonin atė”.
Ideja e krijimit tė njė komiteti kombėtar shqiptar nxiti edhe albanofilėt britanikė, qė gjithsesi kėrkonin mė shumė unitet mes tė mbrojturve tė tyre. Kjo solli para tij njė dilemė pasi ai nuk e pėlqente idenė e njė organizmi tė pavarur qė do ti zinte vendin si zėri i Shqipėrisė. Ai u pėrgjigj me projektin e tij pėr njė qeveri shqiptare nė azil, nėn drejtimin e tij, por me bazė tė gjerė, pasi anėtarėt e saj nuk do tė angazhoheshin pėr rikthimin e monarkisė. Qeveria britanike (nėpėrmjet Ryan) e kujtoi atė se nuk duhej tė angazhohej nė politikė. “Ai nuk ėshtė i burgosur. Ai ėshtė i prirur tė punojė pėr interesat e Shqipėrisė. Nėse e bėn kėtė, nuk do tė ishte tradhti”. Kėshtu tha ai.
Zogu prentendonte se kishte mbėshtetės mes shqiptarėve nė Egjipt dhe Turqi. Njė komitet shqiptar nė Turqi ishte shumė i angazhuar tė punonte pėr mbretin; pasi ai i kishte financuar me 300 stėrlina nė muaj qė prej janarit 1941 dhe anėtarėt kryesorė tė tij ishin Musa Juka dhe Hiqmet Delvina. Por mė tė rėndėsishėm ishin shqiptarėt nė Boston dhe Detroit. Kėtu mbreti duhej tė arrinte marrėveshjen me Fan Nolin, Faik Konicėn dhe Kosta Ēekrezin, qė ishte arratisur nga Franca. Nė vitin 1942 Martini u pėrpiq t’i merte me tė mirė ata duke u dėrguar njė letėr nė emėr tė tij. Konica, gjithnjė nė borxhe, pranoi tė promovonte qeverinė nė azil pasi mori 1 mijė dollarė pėr tė mbuluar shpenzimet e tij. Noli ishte gjithashtu nė favor, raportoi ai, dhe njė dhuratė prej disa mijėra dollarėsh do ta ndalonte atė tė ndryshonte mendje, natyrisht nėse kjo do tė shoqėrohej me njė letėr nga mbreti, ku tė thuhej se shuma ėshtė pėr bamirėsitė private tė ipeshkvit.
Marrėveshja po arrihej. Nė nėntor, Mbreti Zog publikoi njė njoftim nė tė pėrjavshmen antifashiste tė Sylvia Pankhurst, “News Times” dhe nė “Ethiopia News”. “Le tė bashkohemi pėr Shqipėrinė e lirė, tė pavarur dhe demokratike. Pas kėsaj lufte duhet tė kemi ndryshime politike, ekonomike dhe sociale qė do tė na ēojnė drejt rrethanave tė reja. Nė kėto rrethana, mendoj se ėshtė detyra ime para kombit, qė gjithnjė mė ka dhėnė besim, pėr tė pėrmbushur mandatin, mė ka dhėnė dhe unė i kėrkoj sėrish tė shpreh vullnetin e tij pėr sistemin politik dhe social qė ai dėshiron nė njė kohė kur ai ka nisur sėrish rrugėn drejt tė ardhmes. Ne do ti pėrmbahemi vendimit tė tij!
Kjo donte tė thoshte se shqiptarėve do t’u jepej e drejta tė votonin pėr kthimin e monarkisė. Zogu e kishte siguruar Ryan se nuk donte tė kėmbėngulte pėr pozitėn e tij personale. “Nėse Shqipėria ėshtė mė e sukseshme si republikė, le tė jetė republikė”. Pak ditė mė vonė, Noli dhe Konica pėrdorėn faqet e gazetės sė emigrantėve “Dielli” pėr tė bėrė thirrje pėr njė front tė bashkuar. “Mbreti zot ėshtė personaliteti mė i shquar shqiptar nė tė gjallė dhe pėrjashtimi i tij nga kjo lėvizje do ta privonte lėvizjen nga forca e tij. Privatisht, peshkopi tha: “Tė paktėn do ta bėjmė tė harxhojė paratė e vjedhura pėr njė kauzė tė drejtė!”
Pajtimi publik ishte ēėshtje kohe. Pas fitores britanike nė El Alamein, aleatėt po avanconin nė Mesdhe dhe lajmet nga Shqipėria njoftonin pėr shkėndijat e njė rezistence reale aty. Mė 17 dhjetor 1942, Eden deklaroi se Britania e madhe do tė donte qė Shqipėrisė t’i kthehej pavarėsia. Kufijtė do tė shqyrtoheshin nė Konferencėn e Paqes, ndėrsa regjimi dhe qeveria do tė pėrcaktoheshin nga shqiptarėt pas pėrfundimit tė luftės. Amerikanėt dhe rusėt lėshuan deklarata tė njėjta. Zogu nuk u impresionua. “Shqipėria nuk ka nevojė t’i kthehet pavarėsia - tha ai - sovraniteti juridik i saj i takonte personit tė tij”. Pėrsa i pėrket regjimit tė ardhshėm, a mundej qeveria ta detyronte atė tė qėndronte jashtė Hansardit?
Tani mbreti nisi tė pėrballej me shumė pengesa pėr planet e tij pėr njė qeveri nė azil; Konica vdiq dhe Noli refuzoi njė post nė kabinet, edhe pse iu ofrua posti i Kryeministrit, ndėrsa Ēekrezi e kundėrshtoi autoritetin e tij. Nė prill 1943, Zogu bėri njė deklaratė tė re: “Sapo territori ynė tė ēlirohet, njė asamble kombėtare e zgjedhur nė mėnyrė tė lirė dhe demokratike nga populli shqiptar do tė mblidhet menjėherė dhe do tė vendosė pėr regjimin politik dhe social”.
Edhe tani Ēekrezi mund tė pranonte udhėheqjen mbretėrore tė shqiptarėve tė lirė, vetėm nėse Zogu premtonte se nuk do tė shkelte nė Shqipėri vetėm kur dhe nėse asambleja do tė votonte nė favor tė tij. Kjo ēėshtje vazhdoi deri nė vitin 1944, kur mbreti u dėrgoi miqve tė tij pėrtej Atlantikut 1100 dollarė. Edhe nėse njė qeveri do tė krijohej, aleatėt dpo tė ishin dyshues pėr njohjen e saj. “Ne kemi luftuar pushtuesin dhe do tė vazhdojmė ta luftojmė atė”, deklaroi mbreti nė pėrvjetorin e katėrt tė pushtimit. “Por, edhe pse e drejta jonė pėr t’u pėrfshirė nė familjen ndėrkombėtare tė Lidhjes sė Kombeve nuk ėshtė inferiore ndaj asaj tė tė tjerėve, pėr arsye tė pėrshtatshmėrisė politike, ne kemi mbetur jashtė”.
Nismat e tij politike u bėnė edhe mė tė pamundura. Nė korrik 1943, Zogu u takua nė fshehtėsi me liderėt e shoqatės anglo-hebreje dhe u ofroi 150 mijė hektarė tokė nė Shqipėri pėr vendosjen e 200 mijė hebrenjve pas luftės. Sir Robert Waley Cohen dhe dhe miqtė e tij nuk e morėn seriozisht. Me gjithė kėmbėnguljen e e tij, mbreti ra viktimė e periudhės sė dėshpėrimit. Ēdo ditė ai vishte kostumin e tij, ulej nė tryezėn e bibliotekės sė Lord Parmoor qė tė dukej si i zėnė nė punė. Ai informohej pėr ecurinė e luftės duke dėgjuar transmetimet nė radion nė gjuhė tė huaja dhe pėrmbledhjen e lajmeve tė pėrgatitur nga ndihmėsit Nushi, Noēka dhe Naēi, qė jetonin nė Lane End. Lexonte shumė gjatė pasdites dhe natės dhe meqėnėse ishte vėshtirė tė gjeje libra nė turqisht dhe gjermanisht, e ndėrsa kishte veē njohuri pasive tė anglishtes, ai nisi tė perfeksiononte frėngjishten. Kjo njė shtėpi shumėgjuhėshe, pasi mbreti dhe mbretrėresha vazhdonin t’i flisnin kryesisht gjermanisht njeri-tjetrit, por Zogu nuk e pėrdorte kėtė gjuhė nė publik. Gjenēo Naēi mbante korrespondencėn e tij nė anglisht ndėrsa F.L Kerraan, njė kandidat laburist pėr parlamentin e ri, ishte agjenti i tij.
Shqiptarėt nuk mund tė hynin lehtėsisht nė jetėn e komunitetit, ku vetėm vajzat Doshishti, qė kishin marrė edukatė angleze, mund tė ndjeheshin si nė shtėpinė e tyre. Patrullimet 24-orėshe tė truprojave me pamje tė zymtė dhe qenve tė Alsacės, tė famshėm pėr egėrsinė e tyre, tregonin se banorėt e tjerė tė zonės ishin njė grup njerėzish tė huaj qė nuk bėnin asgjė pėr pėrpjekjet e luftės. Princeshat ishin mėsuar me izolimin. Geraldinės i dukej jeta mė e vėshtirė. Nuk ishte se tani ajo ndjente keqardhje pėr martesėn. Zogut i pėlqente tė flirtonte, madje edhe me miket e shkollės sė Terit, por ishte e dukshme qė mbreti dhe mbretėresha ishin tė dashuruar me njėri-tjetrin. Ajo u mor me dukimin e djalit dhe e llastoi atė derisa Zogu vendosi tė thoshte fjalėn e tij. Ai nuk donte fėmijė tė tjerė, nuk ishte e drejtė tė sillje fėmijė nė kėtė botė tė trazuar. Geraldina e pranoi kėtė. Nė tė gjithė vitet qė kaluan bashkė, ata kishin vetėm njė hendek shumė tė madh mes tyre qė nuk u zhduk kurrė, edhe pse ata nuk donin ta pranonin. Geraldina ishte gjysmė hungareze e gjysmė amerikane. Sado e interesuar tė ishte pėr ta identifikuar veten me vendin e adoptuar, ajo nuk mund tė mendonte instiktivisht si njė shqiptare.
Tė marrim njė shembull, mbretėresha ndonjėherė ndjehej e mėrzitur nga punėt e saj tė pėrditshme. Ajo ishte nėn tė tridhjetat dhe femra e tretė dhe mė e re nė familje, ndaj sipas skemės hierakike ushqimi dhe veshjet ishin pėrgjegjėsia e saj. Askush tjetėr veē Adiles nuk i merrte parasysh kėto vogėlsira. Mbreti i sillte zogj pėr Krishtlindje, gjejeni se kush duhej t’i gatuante pastaj. Shumė pak prej burrave nė Parmoor punonin nė kopsht apo shtėpi dhe mbreti nuk mund t’i ofendonte ata duke u thėnė se ē’duhej tė bėnin.
Edhe mė delikate ishte marrdhėnia mes mbretėreshės dhe gjashtė kunatave tė saj. Pėr perėndimoret do tė ishte mėse normale qė ajo tė mos e duronte praninė e tyre. Pėr shqiptarėt ishte gati e natyrshme qė gruaja e Zogut tė ishte njė nga dhjetė gratė e shtėpisė sė tij.
Princeshat e ndjenin se kishin bėrė gjithēka qė mundnin pėr ta mirėpritur atė nė familje (edhe duke shkuar pėrtej detyrės e duke e pranuar gjyshen e saj). Mbretėresha e vuante faktin se ato nuk e linin kurrė vetėm burrin e saj. Kur ai nuk ishte nė studio, ai ulej dhe lexonte nė dhomėn e ndjenjes pėr orė tė tėra, me tė motrat pranė. U nevojit tė merrej njė doktor pėr tė shpjeguar nervozizmin qė kjo shkaktonte te Geraldina. Gjithsesi, kur dikush paraqiti mundėsinė e ndarjes sė pasurisė sė familjes qė tė gjithė tė mund tė jetonin veēmas, kjo shkaktoi njė furtunė tė madhe nė shtėpi. Princeshat e akuzuan Mbretėreshėn se po synonte pėrēarjen e njė familjeje tė devotshme. Zogu, qė i urrente kėto konfrontime, evitoi ēdo grindje, duke u bazuar mbi faktin se gruaja dhe tė motrat po bėnin njė garė pėr ta kėnaqur atė. Ai dukej i pavėmendshėm ndaj xhelozive pėrreth tij ashtu siē ishte i pavėmendshėm edhe ndaj prapaskenae politike.

Nga: Olsi BAZE

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut! (2008-09-05 10:27:05 nga admin4)
[ Tech-Info ] 20% ujė nė mishin e zogut (2008-04-25 08:53:05 nga admin4)
[ Histori ] Ish miku dhe kėshilltari i Ahmet Bej Zogut : “UNĖ CATIN SARAĒI, TĖ AKUZOJ TY AHMET ZOGU SI TRADHTAR TĖ ATDHEUT TĖND, SI VRASĖS E HAJDUT ... ” (2007-12-07 16:40:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ka gjasa qė nė veri tė Mitrovicės tė mos mbahen zgjedhjet, thotė Malazogu (2007-11-05 09:17:18 nga admin4)
[ Histori ] Marrėveshja Pashiē-Ahmet Zogu e gushtit 1924 (2007-10-04 15:26:00 nga admin1)
[ Histori ] Letėrkėmbimet e Zogut me Duēen e Hitlerin (2007-10-02 13:09:09 nga admin1)
[ Histori ] 5 letrat e Zogut pėr Hitlerin dhe Musolinin (2007-10-01 17:14:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lartmadhėria Leka Zogu i Parė ka thėnė se Kosova ėshtė tokė shqiptare (2007-07-02 09:30:52 nga admin1)
[ Histori ] Zogu ne benzin e Hitlerit (2006-12-18 06:10:19 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Drejtoria Arsimore: Nė Tiranė 1000 fėmijė analfabetė (2008-09-20 02:22:10 nga admin4)
[ Kultura ] Shtėpia e Alfabetit (s) bėhet gati pėr 100-vjetorin (2008-09-19 08:03:55 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster