| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nė vend tė njė analize shkencore:Njė shekull iku nga vdekja e enciklopedisė shqiptare |
| Postuar mė datėn: 2007-08-27 17:30:27 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Izmi ZEKA
Ndonėse figura tė shquara tė sferave tė ndryshme qoftė shkencore dhe kombėtare, sikur ngaherė pak janė tė trajtuar te shqiptarėt e mė shumė njihen nė vendet ku kanė vepruar dhe jetuar. Nė kėtė segment duhet tė shfaqet diskutim pėrmbajtjesor mbi personalitetet, mbi veprimtarin e tyre qė e kanė bėrė, trajtimin qoftė shkencor apo edhe nė historik.
Mund tė kuptohet edhe nė njė rrafsh tjetėr se mos hulumtimi i kėtyre personaliteteve, shfaq dyshimin pėr mos qasje profesionale, shkencore, historike natyrisht edhe mosnjohje tė gjuhėve tė huaja.
Kėtij vorbulli tė mos hulumtimit tė duhur i renditet personaliteti i gjysmės sė dytė tė shekullit XIX Sami Frashėri.
Sami Frashėri nga tė gjitha shėnimet e deritanishme vlerėsohet mjaftė lartė si:
Albanolog, Turkolog, linguist, letrar, dramaturg, mendimtar por edhe njėri ndėr ideologėt e rilindjes kombėtare shqiptare.
Tė gjitha kėto vlerėsime japin njė pasqyrė tė rėndėsishme pėr figurėn universale tė Sami Frashėrit i cili pėr njė moshė relativisht tė re bėri aq shumė sa qė vitet e tij janė rresht i madh i angazhimit qoftė shkencor por edhe politikė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare
Njohja e shumė gjuhėve nga Sami Frashėri kishte krijuar mundėsin e edhe tė njohjeve dhe tė arriturave tė shkencės mė pėrparimtare tė botės.
Dhe kjo njohje kishte kaluar kufijtė qoftė edhe tė Stambollit qė jetoi pėr njė kohė tė gjate e mos tė flasim pėr Shqipėrinė qė ishte njė territor i vogėl dhe nėn sundimin e Perandorisė osmane.
Samiu ishte pjesė e angazhimit dhe e formimit tė Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare. Ky angazhim qė ishte nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare mund edhe tė shpjegohet si aspekt i vetė brumosjes intelektuale, edhe i vetė konceptit tė ndėrtuar nė familjen e Frashėrlinjėve.
|
|
Sami Frashėri
Dy koncepte pėrputheshin mirė nė jetėn e Sami Frashėrit
Angazhim nė krijimin e njė hapėsirė pėr ngritjen e idealit kombėtar dhe paraqitja e tij sa mė autentike qoftė nė publicistik apo edhe pėrmes punimeve shkencore nė rrafshin universal tė trajtuar me shumė kujdes nė shumė gjuhė.
Nė kėto parametra Samiu i kalon pėrmasat edhe tė rrafshit intelektual tė perandorisė. Ai njohjen dhe ngritje e kuptoi si pjesė tė zhvillimit dhe tė reformimit tė kulturave qė mbretėronin aso kohe qoftė nė perandorin osmane apo edhe nė pjesėt tjera tė botės.
Konfiguracioni i veprimtarisė sė tij nė planin kombėtarė ėshtė i fokusuar nė tri sfera
E para ngritja e disa organizatave nė tė cilat do tė tuboheshin mendjet e ngritura e qė kishin tė bėnin me atdheun
E dyta shkruarja e librave nė Gjuhėn shqipe
E treta paraqitja e intelektualitetit tė shqiptarėve nė shkencėn si perandorake edhe nė nivelet tjera botėrore.
Tri pika nė tė cilat lidhej aspekti i mbrojtjes sė kulturės, gjuhės dhe territorit shqiptar ishin edhe mbetėn digė e fortė e qasjes dhe krijimit tė personalitetit tė Sami Frashėrit.
Pena e Samiut nuk heshti pėr asnjė moment
Gjatė majit tė vitit 1878 , duke parė shqetėsimin e organizimit tė njė lėvizje kombėtare , filluan penat greke shoviniste tė shkruanin nė njė gazetė greke tė Stambollit sipas tė cilės shqiptarėt e Janinės po pėrgatiteshin pėr tu shkėputur Shqipėrinė nga Perandoria Osmane. Qėllimi i qarqeve greke ishte qė porta e lartė tė ndėrhynte pėr tė parandaluar formimin e Lidhjes Shqiptare.
Nė njė artikull tė botuar nė Tercumun-i Sark tė Stambollit ai shkruante
Jo vetėm nė Janinė por nė ēdo kėndė tė Shqipėrisė, jo vetėm shqiptarėt mysliman por edhe bashkatdhetarėt e krishterė , qė kanė dashuri pėr atdheun dhe qė nuk janė tė mashtruar nga propaganda e huaj, u mblodhėn qė tė gjithė dhe nėnshkruan peticione drejtuar portės sė lartė dhe fuqive tė mėdha. Me an tė kėtyre peticioneve ata nuk synojnė tė formojnė njė principatė tė pavarur shqiptare por nisen nga qėllimi qė asnjė pėllėmbė tokė shqiptare tė mos u jepet Bullgarėve, Serbėve, Malazezėve dhe Grekėve. Me anėn e kėtyre peticioneve ata kėrkonin gjithashtu qė shqiptarėt duke qėndruar si dhe mė parė nėn Perandorinė osmane mbasi kėshtu mund tė luftohen mė lehtė intrigat e tė huajve, tė bashkohen nėn njė administratė tė vetme domethėnė tė krijohet njė vilajet qė tė pėrmbledh gjithė shqiptarėt pa dallim.
Ėshtė njė moment i veēantė ku me tėrė forcėn e pendės publicistike mė 24 dhjetor 1878 pėr tė treguar hapur objektivat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit theksonte qėllimin e saj se ēfarė kishte programi tė shpėtonte nga copėtimi tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe tė pėrmirėsonte gjendjen e saj tė brendshme me anėn e reformave tė pėrshtatshme pėr vendin.
Sami Frashėri, i cili u dallua mė shumė se tė tjerėt nė kėtė fushė, argumentoi me njė varg artikujsh tė botuar nė shtypin osman se Lidhja e Prizrenit u formua nga ndėrgjegjja kombėtare e shqiptarėve dhe se Porta e Lartė nuk ka pasur gisht nė formimin e saj. Si mund tė thuhet, - shkruante ai, - se Lidhja e Prizrenit ėshtė formuar mbi bazėn e fanatizmit mysliman, kur aty kanė marrė pjesė pa dallim feje myslimanė e tė krishterė, domethėnė mbarė bijtė e atdheut?. Porta e Lartė, shkruante Samiu nė njė artikull tjetėr, jo vetėm nuk ka pasur gisht nė formimin e saj, por ajo as nuk ėshtė nė gjendje ti ndalojė shqiptarėt qė tė marrin pjesė nė tė.
Qarqe tė ndryshme shoviniste formimit tė Lidhjes I jepnin konotacione fetare dhe si shpjegim penat intelektuale shqiptare edhe pse vėshtirė depėrtonin nė gazetat me ndikim megjithatė ata arsyetonin formimin e saj. Ishte njė luftė e penave, ku shqiptarėt tė vetmin interes e kishin ruajtjen e tėrėsisė territoriale ,por edhe shpėtimin e Shqipėrisė nga ndarjet eventuale. Ndarja nė katėr vilajet si i Shkodrės, Shkupit, Manastirit e Janinės kishte krijuar njė shkėputje dhe kėrkesa pėr bashkim nė njė vilajet ishte e domosdoshme dhe e kohės. Andaj Samiu nuk heshti nė kėtė drejtim, por i ndihmuar edhe nga shumė personalitet si Ismajl Qemajli, Vaso Pasha, Jani Vreto, Hoxha Hasan Tahsini etj
Gazetėn mė prestigjioze tė kohės me qendėr nė Stamboll Tercuman-i Sark ( Interpreti i Lindjes), filloi ta drejtoi mė 9 qershor 1878 Sami Frashėri ku dhe zgjidhet kryeredaktor i saj.
Sami Frashėri nė gazetėn qė drejtonte filloi me njė seri shkrimesh duke mbrojtur ēėshtjen shqiptare mbi baza shkencore e historike por edhe politike. Kjo ishte njė kohė kur fillojnė shumė patriot nga vende tė ndryshme si Arbėresh nga Italia apo edhe Greqia tė mbrojnė ēėshtjen shqiptare pėrmes shkrimeve tė ndryshme. Nė njė mėnyrė duke iu kundėrvėnė politikės shoviniste greke e po ashtu edhe penave tė tjera qė Shqipėrinė e shihnin vetėm si nocion gjeografik.
Vlen pėr tu shtruar se nė kėtė periudhė historike shumė pena publicistike evropiane e nė veēanti penat ballkanike (serbe dhe greke) pėr tė justifikuar lakmitė e tyre ata shkruan nė mėnyrėn mė tė vrazhdėt pėr Shqiptarėt
Mė 3 janar 1879 nė organin Tercuman-i Hakikat ai ndėr tė tjera theksoi Se qėllimin e Rusisė e tregoi Traktati i Shėn Stefanit. Pėr tė vazhduar mė tutje nga se kuptohet nga harta e kėtij traktati ajo i dha Bullgarisė mesin e Shqipėrisė, me qėllim qė njė ditė tė dalė nė Adiatik. Samiu i kishte tė qarta synimet e traktatit duke shtuar Mbasi ta Bullgarizoj mesin e Shqipėrisė, pjesėt qė mbetėn nė veri tė saj, domethėnė Prishtinėn, Prizrenin dhe Shkodrėn tė ia falė Serbisė dhe Malit tė zi, kurse pjesė qė mbetėt nė jug, domethėnė Sanxhakėt e Prevezės, Janinės dhe Gjirokastrės tė ia japė Greqisė, duke e zhdukur Shqipėrinė , madje duke e fshirė atė nga harta
Ky traktat pėr Samiun ishte akti mė i turpshėm dhe mė i dėmshėm qė bėhej nė kurriz tė popullsisė shqiptare. Guximshėm ngrit zėrin, duke i kundėrshtuar hapur vendimet e kėtij traktati. Lapsi I tij nuk heshti pėr asnjė moment, prandaj edhe vetė faktet flasin se Samiu dha njė ndihmesė nė formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Aspekt kulmor ishte unifikimi i mendimit politik e kombėtar qė e ndoqi gjerė nė vdekje.
Shih ēfarė shkruan Sami Frashėri mė 20 shkurt 1881 Jeronim Deradės Punėt qė po bėnė Lidhja e Shqipėrisė nė Gegėri qė prej njė muaji e tėhu mbase nuk i kini dėgjuar, sepse gazetat e Evropės nuk bėjnė shumė fjalė pėr to, meqenėse nga njėra anė Turqia nuk lė qė ato tė pėrhapen nėpėr botė, nga ana tjetėr, armiqtė tanė, grekė dhe sllavė, duan ti tregojnė sikur janė tė vogla dhe tė pakta.
Samiu e kishte tė qartė edhe luftėn propagandistike qė e bėnte porta e lartė, por edhe shtetet siē ishin Greqia, Serbia etj, tė cilat kishin edhe ndikimin, por ishin edhe interesat tė tyre. Vlen pėr tu ritheksuar se shumė pena greke ruanin kontinuitetin me politikėn shoviniste ndaj ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi, ku dhe kishin ndikim tė madh edhe nė qarqet evropiane.
Nė njė komunikim tjetėr me De Raden nė kohėn kur Lidhja e Prizrenit ishte nė luftė tė rreptė me Turqinė mė 1881, ai i shkruan Kėtė herė shqipėtarėtė e kupėtuanė fort mirė qė mbretėria nukė do tė bėnė gjė kurrė pėr ta, edhe Lidhja e Prizrenit pa nevojė tė bashkojė Shqipėrin e te bėnjė njė autonomi, a mbase me ēkuptje fare, pas punės. Bashkimin dhe luftėn Samiu e kuptonte nė suaza tė ndėrgjegjėsimit dhe krijimit tė parakushteve pėr njė shtet tė pavarur demokratik etj.
Sami Frashėri dhe Ismail Qemali, dy nga personalitetet e shquara shqiptare, duke ecur nė gjurmėt e platformės politike tė pėrcaktuar nga Lidhja e Prizrenit (1878-1881), i dhanė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare njė program tė pėrparuar politik, qė hapte perspektiva pėr pėrmbushjen e objektivave tė saj dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Ata u bėnė kėshtu figurat qendrore tė lėvizjes ēlirimtare, ndėrsa pikėpamjet e tyre mbetėn njė pikė referimi pėr lėvizjen kombėtare tė asaj periudhe.
Programi pėr ēlirimi kombėtar
Nga ky dimension mund tė shohim seē shkruan nė veprėn e Sami Frashėrit Shqipėria ēka qėnė , ēėshtė dhe ēdo tė bėhetė nė parathėnie tė pėrgatitur nga Akademia e Shkencae tė Shqipėrisė , Instituti i Historisė Idetė e veprės Shqipėria ēka qenė
shėnojnė shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit tė mendimit politik dhe shoqėror tė Rilindjes kombėtare. Ato janė frytė i pėrvojės jetėsore ēlirimtare tė Samiut dhe i pjekurisė shkencore tė tij. Nė veprėn e Samiut gjenin pėrpjekjet ēėshtjet mė aktuale dhe mė tė ngutshme qė kishin tė bėnin me shpėtimin e Shqipėrisė dhe progresin e saj ekonomik, politik e kulturor. Ajo ruan edhe sot vlerėn e dokumentit tė qėndrimeve mė pėrparimtare dhe mė tė drejta tė Rilindjes Kombėtare.
Samiu edhe nė kėtė vepėr tregon nė mėnyrė tė qartė dhe fuqishėm kulturėn dhe filozofin e shqiptarėve qė ėshtė pėrcjellur me shekuj ku shton Nuk duam tė rrėmbejmė gjėnė e tjatrit, por sduam tė lėmė edhe gjėnė tėnė e tė drejtėn sheshit tė na i rrėmbejnė me pahir.
Samiu njihte mirė historinė e Shqipėrisė dhe nė momente e vėshtira qė kalonte populli shqiptarė ai nė pyetjen se ēduhet tė bėrė shqiptarėt theksonte duhet tė lidhin fjalė midis tyre , tė bashkohen gjithė sa janė , tė apėn e tė marrin besė burrėrisht, tė qėndrojnė nė fjalė tė patundur dhe tė kėrkojnė tė drejtėn e tyre nga Turqia dhe Evropa
Samiu kishte njė bindje shumė tė qartė Turqit do tė humbasin dhe duhet tė humbasin .Thellėsisht ishte bindja e tij, andaj ai Shqipėrinė nė njė tė afėrme e sheh tė lirė dhe parapėlqente formėn republikane tė qeverisjes sė vendit, formė e vendosur nė vendet e Evropės.
Ai jep edhe shpjegime se si duhet tė jetė Shqipėria , si do tė duket si duhet tė zhvillohet etj.
I pari qė shfaq nė mėnyrė tė thellė njė program politik e kombėtar pėr perspektivėn e shtetit Shqiptar.
Lidhja e ngushtė me Abdylin , qė ishte njė figurė komplete dhe shumė i angazhuar nė ēėshtjen kombėtare ishte pjesė edhe angazhimit tė Samiut.
Me veprėn e tij Shqipėria ēka qėnė, ēėshtė e ēdo tė bėhetė?, qė u botua (nga Shoqėria Dituria e Bukureshtit) pa emrin e autorit nė mars tė vitit 1899, Sami Frashėri pasuroi mė tej mendimin politik tė Rilindjes dhe ndikoi fuqishėm pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare nė fundin e shek. XIX dhe nė fillimin e shek. XX. Duke pasur njė pėrvojė tė gjatė, si njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Samiu e shkroi kėtė vepėr menjėherė pas Kuvendit tė Lidhjes Shqiptare tė Pejės, qė u mbajt nė javėn e fundit tė janarit tė vitit 1899. Vepra zė njė vend tė veēantė nė krijimtarinė e gjithanshme tė Sami Frashėrit dhe pėrbėn traktatin mė tė rėndėsishėm shqip me karakter politik e shoqėror tė Rilindjes Shqiptare.
Samiu pas botimit tė kėsaj vepre tė rėndėsishme, nga perandoria osmane u dėnua me burg shtėpiak, ku nuk iu lejua as qė ta vizitonin miqtė mė tė afėrt tė tij.
Kjo vepėr ėshtė njė pėrgjithėsim i pėrvojės sė pasur politike tė Samiut dhe i gjithė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, njė program i luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe pėr organizimin e saj politiko-shtetėror e ekonomik.
Veprimtaria letrare publicistike
Sami Frashėri njė nevojė tė ngutshme shihte edhe pėrgatitjen e librave shqip, ku pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat ,, Abetare e gjuhės shqipe (1886), ,,Shkronjtore e gjuhės shqipe(gramatika, 1886) dhe ,,Dheshkronjė ( gjeografia, 1888 ).
Samiu gjatė moshės 54 vjeēare ka arritur tė botoj 54 vepra letrare, gjuhėsore, kulturore nė turqisht e shqip
Natyrisht se Samiu shkroi mjaft edhe nė gjuhėn turke ku dhe ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke ( Kamus-i turki 1901) i cili pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht, turqisht frėngjisht dhe arabisht-turqisht.
Samiu nė letėrsinė moderne Turke ėshtė i pari qé botoi Turqisht romanin "Dashuria e Talatit me Fitnetin",(Stamboll-1873)
Kamus al alam ėshtė vepra mė e rėndėsishme dhe mė vėllimore e Sami Frashėrit. Eshtė shkruar nė gjuhėn turke tė asaj kohe (dmth me alfabet arab), nė gjashtė vėllime me gjithsej 4830 faqe. Eshtė enciklopedi historiko-gjeografike. Kėtu Samiu e shėnon titullin edhe nė gjuhėn frėnge DICTIONNAIRE UNIVERSEL D'HISTOIRE ET DE GEOGRAPHIE, kurse emrin e vet e shėnon tė plotė CH. Samy-Bey Fraschery (Sami Bej Frashėri).
Kamus al-alam botohet brenda viteve 1889 - 1898; vėllimi i parė dhe vėllimi i dytė botohen nė tė njėjtin vit, kurse vėllimet e tjera nė ēdo dy vjet, pėrveē vėllimit tė katėrt qė botohet tre vjet pas tė tretit.
Nė kėtė enciklopedi Samiu i kushton dukshėm botės shqiptare dhe personaliteteve tė historisė shqiptare gjatė tėrė historisė sė tij.
Samiu hodhi bazat e albanologjisė, duke bėrė studime tė shumta dhe me vlerė nė fushėn e turkologjisė. Historia turke Samiun e njeh si turkologun e parė tė Turqisė moderne. Reformat gjuhėsore nė Turqi pas vitit 1923 janė bėrė sipas projekteve tė lėna dhe tė hartuara nga Sami Frashėri.
Sami Frashėri nė historinė shqiptare parqet arkitektin e lėvizjes kombėtare Shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX.
Krijimtaria e tij qoftė letrare apo publicistike shqipe krijoi premisa pėr njė bazė tė mirė nė fushėn e arsimit, ngritjes sė tij si dhe ndėrgjegjes kombėtare
Samiu pėrfaqėson denjėsisht kėrkesat mė pėrparimtare tė kohės, duke aspiruar nė ēdo moment jo vetėm ēlirimin e vendit por edhe krijimin e njė shteti demokratik e tė zhvilluar.
Ai qartėsoi edhe nė opinionin publik se Perandoria osmane ėshtė nė shkatėrrimin e saj dhe nė kėtė kontekst shqiptarėt duhet tė luftojnė pėr tė drejtat e tyre. Me hir ose pahir Shqipėria do tė ēlirohet theksonte Samiu nė fillimet e shekullit XX, nė pragun e lėvizjeve revolucionare.
Sami Frashėri ėshtė unikat, duke pasur pėr bazė aktivitetin kombėtarė, punėn shkencore, letrare, publicistike etj.
Sami Frashėri lindi nė vitin 1850 dhe vdiq mė 1904
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|