| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fjalimi i Albin Kurtit i mbajtur nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur me 6 korrik 2007 Prishtine. |
| Postuar mė datėn: 2007-07-06 10:46:16 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Arbitrariteti i drejtėsisė policore
Nė komunikatėn pėr media tė publikuar dhe transmetuar me 5 qershor 2007, nė tė cilėn ėshtė theksuar se Prokurori Ndėrkombėtar ka ngritur njė aktakuzė kundėr meje, ėshtė pėrdorur shprehja "protesta e dhunshme e Vetėvendosjes". Kjo ėshtė tėrėsisht absurde. Sė pari, ėshtė paturpėsisht e njėanshme. Sė dyti, ėshtė e rrejshme dhe dashakeqe. Duke e sulmuar protestėn me kėtė komunikatė pėr shtyp, u konfirmua motivi politik i atyre qė e pėrpiluan.
Protesta nuk ishte e dhunshme. Ne, aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe disa mijėra qytetarė qė na u bashkuan, ishim duke marshuar paqėsisht nė rrugėn "Nėna Tereze" me 10 shkurt 2007, ashtu siē e kishim planifikuar dhe paralajmėruar dy javė mė herėt. Forcat policore ishin tė dhunshme. Ato e ndaluan marshin tonė duke e bllokuar rrugėn. Pėr mė tepėr se kaq, forcat policore pėrdorėn dhunė vdekjeprurėse. Nga distanca e afėrt ata gjuajtėn direkt nė ne me plumba gome me afat tė skaduar. Njėsia e Formuar Policore (NjFP) e Rumanisė shkrepi gjithsej 144 breshėri plumbash gome gjersa NjFP e Polonisė shkrepi 89 breshėri tė mbushjeve me plumba gome. Dy demonstrues u vranė, 82 u plagosėn, disa prej tyre shumė rėndė.
Nė Raportin e Parė tė Task Force "10.02.2007" dorėzuar te Prokurori Publik me 16 prill 2007, nė faqen 28, nga deklarata e pjesėtarit tė NjFP tė Rumanisė, DENES Lorand Levente, data e lindjes 29.03.1972, mėsojmė me sa vijon: "Aprovimi pėr ta pėrdorur gazin lotsjellės dhe plumbat e gomės erdhi nga komandanti i NjFP tė Rumanisė, OLARU, i cili e kishte marrur aprovimin nga UNMIK-u". Nė faqen 24 tė raportit tė njėjtė, nė deklaratėn pėrmbledhėse tė MOCANU Mugurel-Florin, data e lindjes 5.03.1976, thuhet edhe kjo: "Ai dėgjoi se zėvendėskomandanti i NjFP, FILIPAS, i ka thėnė komandantit tė togut se pėrdorimi i gazit lotsjellės dhe plumbave tė gomės ishte i autorizuar
ai nuk ka dėgjuar kurrfarė paralajmėrimesh dhėnė demonstruesve". Pra, kishte njė hierarki me kokėn e saj politike nė UNMIK, kishte armatim vdekjeprurės, qartazi jo pėr ta ekspozuar por pėr ta pėrdorur atė, si dhe qėllimi pėr t'i lėnė demonstruesit tė papėrgatitur duke mos i paralajmėruar ata pėr pėrdorimin e plumbave tė gomės.
Nė raportin e tij tė pėrkohshėm, Prokurori Ndėrkombėtar Robert L. Dean, duke iu referuar vdekjes sė Mon Balajt dhe Arben Xheladini si dhe plagosjes sė Zenel Zenelit, thotė "Krimet nė fjalė pėr tė cilat ekziston dyshim i bazuar janė Vrasje, Vrasje nga Pakujdesia, Vrasje nė Tentativė, dhe Lėndime tė Rėnda Trupore". Po ashtu fjalia e parė nga "Pėrfundimi" i raportit tė tij ėshtė: "Dėshmitė e deritanishme shpijnė nė konkluzionin se vdekjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladini ishin tė panevojshme dhe tė shmangshme". Robert L. Dean nuk e pėrmend ASKUND nė raportin e tij tė gjatė shprehjen "protestė e dhunshme" ashtu siē bėri Departamenti i Drejtėsisė.
|
|
Mė 10 shkurt 2007, mua mė kanė goditur disa herė me shkopinj policia e UNMIK-ut pasi qė dėshtuan tė mė vrasin. Njė aktivist i Lėvizjes mė shpėtoi duke larguar tytėn e ēiftes sė policit tė UNMIK-ut, i cili ishte pak metra tutje, me armėn e tij drejtuar kah unė. Ata kriminelė tė policisė sė UNMIK-ut ikėn nga vendi i krimit, u kthyen nė Rumani tė lirė nga ligji, dhe atje u lavdėruan e dekoruan. Lejes pėr tė vrarė dhe urdhėrit pėr tė vrarė iu bashkangjit edhe leja pėr tė ikur nga vendi i krimit. Nė vend tė saj sistemi gjyqėsor mė ndjek (ligjėrisht) mua, njė prej viktimave tė dhunės policore. Sistemi gjyqėsor po e vazhdon planin e policisė dhe aksionin e policisė. Sistemi gjyqėsor ėshtė drejtėsi policore. Prokurorėt dhe gjykatėsit ndėrkombėtar qė merren me mua, sikurse kolegėt e tyre policė, kanė imunitet nga ligji me tė cilin mė akuzojnė dhe mbajnė nė burg. Pushteti i tyre ėshtė arbitrar prandaj ai s'mund tė jetė kurrsesi legjitim.
Mė 10 shkurt 2007 masa nuk ka bėrė veprėn penale. Policia ka kryer shkelje tė rėnda kriminale. Me 10 shkurt nuk isha unė qė po i pengoja personat zyrtar nė kryerjen e detyrave zyrtare, por ata e penguan marshin tonė paqėsor. Pėr mė tepėr, e pamė se cilat ishin detyrat zyrtare tė atyre policėve: tė gjuajnė mbi demonstruesit. Intervenimi policor ishte i dhunshėm me pasoja tragjike. Mosintervenimi gjyqėsor lidhur me krimin policor ėshtė njė suplement kriminal i kėsaj. Ky gjykim politik kundėr meje ėshtė zėvendėsim kriminal qė tenton ta maskojė krimin dhe shmang vėmendjen e publikut. Meqenėse raporti i Prokurorit Ndėrkombėtar, Robert L. Dean, ia ka pamundėsuar gjykatės qė tė mė mbajė pėrgjegjės pėr krimet e kryera nga policia e UNMIK-ut, gjykata tash ka konstruktuar argumente tė reja tė bazuara nė atė qė do tė mund tė ndodhte poqese demonstrata e 10 Shkurtit do tė vazhdonte pa intervenimin e policisė. Nėse merren parasysh tė gjitha demonstratat tjera tė organizuara nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! shihet qartė se tė gjitha kanė pėrfunduar pa asnjė lėndim tė vetėm, pa asnjė vdekje tė vetme, nė mėnyrė tė organizuar dhe diciplinuar, dhe sipas planit tonė. Kėto demonstrata kurrė nuk kanė qenė tė dhunshme. Ėshtė e vėrtetė se ne kemi hedhur shishe me ngjyrė nė ndėrtesat e IPVQ-ve dhe UNMIK-ut. Ne kemi pėrdorur forcė kundėr kėtyre objekteve, por jo dhunė, duke qenė se nuk mund tė jesh i dhunshėm ndaj objekteve. Mund tė ketė dhunė vetėm atėherė kur ushtrohet kundrejt njė agjenti i cili, tė paktėn, e ka mundėsinė pėr ta rezistuar atė. Ndėrtesat nuk e kanė kėtė mundėsi. Aksionet tona nuk janė akte vandalizmi. Vandalizmi ėshtė shkatėrrim i vullnetshėm, i paprovokuar dhe i pamotivuar, qėllimkeq i pronės. Aksionet tona janė tė motivuara dhe tė provokuara. Procesi politik nė Kosovė ėshtė vetė motivimi dhe provokimi. Motivuese ėshtė mundėsia dhe energjia qė populli i Kosovės e ka pėr ta ndryshuar drejtimin aktual tė procesit politik drejt vullnetit dhe interesave tė tij. Procesi ėshtė provokues pėr shkak se ėshtė njė proces politik i cili seriozisht po e dėmton tė tashmen dhe tė ardhmen e Kosovės, dhe mirėqenien e popullit tė saj. Hera e vetme kur rreziku i pėrgjithshėm ka qenė i pranishėm nė demonstratėn tonė, ai ka qenė rezultat i akteve kriminale tė policisė mė 10 Shkurt.
Planifikuesit dhe urdhėrdhėnėsit politik dhe policor tė krimit tė 10 shkurtit ose nuk lanė dokumente zyrtare pas vetes ose nuk lejojnė publikimin e tyre. Mirėpo, edhe dokumentet e prodhuara nga gjykata dhe prokuroria janė ose politike ose policore. Nė vendimin qė e ndėrronte paraburgimin me arrest shtėpiak, bazuar nė urdhėresėn e 10 majit 2007, nėnshkruar nga Vinod Bolell, pėrveē tjerash shkruan edhe kjo: "Nė pyetjen nga Gjyqi se ėshtė e drejtė e qytetarėve nė vendet demokratike tė angazhohen nė njė demonstratė paqėsore pa paragjykuar mirėqenien e qytetarėve tė tjerė, Prokurori Publik u orvat tė lidh rrezikun qė i pandehuri paraqet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės". Kjo ėshtė edhe njė dėshmi mė shumė qė ky proces kundėr meje ėshtė i udhėhequr politikisht. Nuk duhet pritur gjatė pėr dėshmi tė reja. Vetėm njė ditė mė vonė, kur me 11 maj arresti shtėpiak u shfuqizua dhe pėrsėri mė dėrguan nė burg, po ai gjykatės i procedurės paraprake nė vendimin e tij ka shkruar: "
i pandehuri nuk e arsyetoj besimin qė Prokurori Publik e ka vėnė tek ai qė ai tė ketė mė shumė respekt pėr judikaturėn." Pra, do tė mė lironin nga paraburgimi me kusht qė t'i nėnshtrohem gjykatės. Gjykatės po i mungonte respekti im pėr tė. Ndjehej disi mangut pa respektin tim qė kurrė s'do ta ketė. Ngjajshėm, me 13 qershor 2007, arresti i ri shtėpiak kėsaj radhe pesėditor, sėrish mu zėvendėsua me burg. Pėrveē arsyetimeve pėr qėndrimin tim ndaj regjimit nė vendimin formalisht tė ri por esencialisht tė vjetėr shkruante: "
ai ėshtė gjithashtu i pėrzier nė fushatėn e tanishme ilegale qė po zhvillohet nga e njėjta organizatė me ērast tė gjithė konteinerėt publik tė mbeturinave nė Kosovė janė etiketuar me fjalėt "Pakoja e Ahtisaarit" duke shfaqur sėrish pėrēmimin dhe pėrbuzjen e tij dhe organizatės sė tij pėr ēdo gjė qė paraqet autoritetin legjitim nė Kosovė duke dėmtuar sėrish pronėn publike dhe duke manifestuar mosrespektin pėr administratėn e UNMIK-ut". Gjyqi juaj ndodhet kėtu pėr ta mbrojtur regjimin nga qytetarėt. Drejtėsia ėshtė e kundėrt me kėtė: sigurimi i tė drejtave tė qytetarėve qė i mbrojnė ata nga pushteti.
Vazhdimet e paraburgimit tregonin se gjyqi mbi tė gjitha ėshtė i interesuar pėr izolimin tim nė tė tashmen dhe tė ardhmen. E kaluara pėrherė ishte veēse pretekst. Duke qenė se regjimi nuk po mundet tė ndikojė nė mua ai pėrdor gjykatat qė unė tė mos ndikoj nė Kosovė. Ėshtė e qartė se unė nuk po gjykohem. Unė po paragjykohem sepse po gjykohet karakteri im. Gjyqtarėt dhe prokurorėt kryesisht janė shėrbyer me tri gjoja arsyetime pėr zgjatjen e paraburgimit. E para, thoshin qė nuk bėn tė mė lirojnė meqė unė do tė mund tė ikja nga Kosova. Sikur ata tė ishin tė bindur qė do tė ikja nga Kosova me siguri do tė mė lironin. Problemi i tyre ėshtė pikėrisht fakti se unė do tė qėndroja nė Kosovė pėr tė vepruar. E dyta, thoshin se unė do tė mund ta pėrsėrisja veprėn. Unė jo vetėm qė s'jam fajtor pėr atė qė kam bėrė por do ta konsideroja veten shumė fajtor sikur tė mos organizoja demonstrata kundėr pakos sė Ahtisaarit e cila pėrmes decentralizimit etnik na e copton territorin ndėrsa pėrmes 'eksterritorialitetit' fetar na e tjetėrson kulturėn e historinė. Dhe, e treta, spekulonin se do tė mund t'i frikėsoja dėshmitarėt. Prokurorja Cecilia Tillada me 13 shkurt 2007 pat deklaruar: "
ka dyshim tė bazuar se z. Kurti pėr shkak tė ndikimit tė tij mund tė pengojė procesin e ndjekjes penale duke kėrcėnuar dėshmitarėt". Dėshmitarėt e vėrtetė tė krimit me 10 shkurt janė policėt kolegė tė vrasėsve tė Monit e Arbenit. Qė tė gjithė ata ikėn. Ata janė tė frikshėm si bashkėpjesėmarrės nė krim qė ishin. Jo vetėm qė unė s'kam kėrcėnuar e frikėsuar askė kurrė nė jetė por vazhdimisht, e posaēėrisht tash me kėtė proces tė montuar, unė jam i kėrcėnuar e i rrezikuar nga policia politike dhe politika policore dorė e zgjatur e sė cilės ėshtė kjo gjykatė.
Nė kėtė proces askush nuk mė pėrfaqėson pėrveē vetes sime. Avokati ėshtė caktuar nga ju. Ai ėshtė zgjedhje e juaja dhe jo e imja. Sistemi gjyqėsor nė Kosovė institucionalisht ėshtė brenda UNMIK-ut. Nuk ėshtė as i pavarur e as i paanshėm. UNMIK-u ėshtė regjim antidemokratik dhe administratė neokolonialiste. UNMIK-u duhet tė shkojė nga Kosova. Sa mė parė, aq mė mirė. Pėr tė gjithė neve. Ikja e UNMIK-ut nga Kosova duhet tė pėrputhet me referendumin pėr popullin e Kosovės, me ushtrimin e sė drejtės pėr vetėvendosje. Kjo ėshtė ajo pėr ēka Lėvizja jonė, dhe unė si anėtar i saj, qėndron dhe vepron.
Pėrkundėr faktit qė nuk e njoh dhe as nuk e pranoj kėtė gjyq, dhe as aktakuzėn tė cilėn edhe ashtu nuk ma kanė dorėzuar, pėrfundimisht do tė doja qė ta falenderoj prokuroren qė mė ka akuzuar pėr "Thirrje pėr Rezistencė". Rezistenca ėshtė fjala e dytė mė e dashur e imja. Nėse ka diēka qė e ka lėvizur pėrpara llojin njerėzor dhe shoqėrinė pėrgjatė historisė, atėherė kjo ėshtė pikėrisht rezistenca dhe thirrja pėr tė.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|