| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės |
| Postuar mė datėn: 2008-12-02 16:35:33 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Mr. Xhafer Syla
(Gani Bobi: Sprovimet e modernitetit, Rilindja, Prishtinė, 82)
Ndėr librat e rėndėsishme tė Rilindjės, qė ka tėrhequr vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės, ėshtė pa dyshim, edhe libri i Gani Bobit Sprovimet e Modernitetit. Ēėshtjet qė ka trajtuar autori nė tė janė interesant jo vetėm si temė qė pėrherė nxit kurreshtjen, por edhe si mėnyra e qasjes sė autorit kėtyre ēėshtjeve. Libri ndahet nė tri kaptina, qė po tė shihen gjėrat shkoqitur nga konteksti ku i ka vendosur, mund tė kundrohen si tė veēanta, sepse nė tė parė trajtojnė ēėshtje fare tė ndryshme. Por kjo ndodh vetėm nė tė parė, sepse posa tė lexohet libri shihet se kemi tė bėjmė me njė tėrėsi ēėshtjesh tė lidhura e tė kushtėzuara reciprokisht. Nė kaptinėn e parė autori na trajton ēėsjtjėt e traditės dhe tė bashkėkohores, qė pėrbėjnė njė nga ligjet e tė kunėrtave, sepse vetėm nėpėrmjet tė tė kundėrtave ato ia lėshojnė vendin njėra-tjetrės dhe e plotėsojnė reciprokisht njėra-tjetrėn.
Duke u marrė me ēėshtjet e traditės dhe tė kulturės, autori ka bėrė njė dallim themelor ndėrmjet asaj se ēėshtė traditė kombėtare e ēėshtė traditė universale. Pėrfundimet qė ka nxjerrė nga kėndej janė tė qėndrueshme, por edhe tė argumentuara, sepse janė trajtuar nė frymėn e arritjeve bashkėkohore nė kėtė fushė. Pėr traditėn kombėtare, autori mendon se mund tė pėrmblidhet brenda pikėpamjeve qė kanė mbretėruar pėr kombin, duke pėrfunduar se pėrvoja kombėtare, nė esencė, ėshtė pėrvojė kulturore e kombit.
Nė kėtė plan, autori ka dalluar mirė ēėshtjet qė janė vėrtetė pėrvojė dhe kulturė kombėtare nga trivaliteti dhe pėrditshmėria e tyre, andaj ka konstatuar se pėrvoja kulturoree kombit ėshtė e dobishme vetėm nėse ėshtė e mirėfilltė. Nė kėtė rrafsh, ajo pėrvojė kulturore bėhet akt i universalitetit kulturor. Do tė thotė kapėrcehen kufijtė e ngushtė kombėtar dhe ajo pėrnjerėzohet si pėrvojė, bėhet e tė gjithėve njėkohėsisht. Parimet sipas tė cilave krijohen kėto relacione, janė parime tė tė veēantave, e jo ato tė fuzionimit, sepse atėherė ekziston rreziku, mendon autori, qė tė flasim nė emėr tė njė universaliteti abstrakt, ku krijohet mundėsia e fshehjes sė identiteti tė vet dhe tė kulturės dominante.
Duke parė ndėrlikueshmėrinė e ēėshtjes nė tvrėsinė e zhvillimit tė saj, janė nxjerrė edhe dilema tė tjera interesante edhe pėr mėnyrėn e mbarshtrimit, por edhe pėr pėrfundimin qė ka nxjerrė autori. Ai ka dalluar mirė mundėsitė e deklarimit pvr kulturė kombėtare, nė emėr tė universales, por edhe ka theksuar anėn tjetėr qė pėrmblidhet me botėkuptimet kundėr kulturės kombėtare. Tė gjitha kėto ēėshtje, tashti tė trajtuara nė frymėn bashkėkohore, heqin nė peshojėn e arritjeve tona kulturore edhe me faktin se ėshtė hera e parė qė ēėshtjet vėshtrohen edhe nė kėtė plan. Ndėr trajtimet interesante tė kėtij libri ėshtė ai qė autori e ka formuluar kultura dhe teknika. Duke nxjerrė pėrfundime interesante, tė argumentuara, ka dhėnė edhe mendime, kuptohet, tė mbėshtetura, qė janė me interes edhe pėr opinion tonė lexues. Ato mendime mund tė pėrmblidhen, pėr shkak tė vendit, nė dy ēėshtje kryesore: 1. kur teknika ėshtė nė shėrbim tė njeriut dhe u shtrohet kėrkesa e nevojave tė tij, edhe kulturore, roli i saj ėshtė njerėzor, ėshtė human. Nė stadin e parė tė zhvillimit, deri atėherė kur fillon tė bėhet qėllim me vete, ajo edhe kishte rol tė tillė. 2. Kur teknika shndėrrohet mė qėllim mė vete, do tė thote kur abstrakton elementin njeri, pėr tė cilin edhe ėshtė destinuar, roli i saj ėshtė dehumanizues, ėshtė jo njerėzor. Do tė thotė, pra, ajo nė vend qė tė ndihmojė tė rris mirėqenien ekzistenciale tė (njeriut) bėn tė kundėrtėn, e shndėrron atė, njeriun, nė njė Ego tė sėmurė, e kur pėrgjithėsohet ēėshtja, atėherė merr edhe kuptim klasorė, merr edhe kuptim tė pėrgjithshėm njerėzor. |
|
Autori ka dhėnė tė kuptohet se kur arritjet teknike shndėrrohen nė mjete qė shėrbejnė tė manipulohen me njerėzit, ka mundėsi tė bėhėt edhe keqpėrdorimi i sistemeve shoqėrore, sepse nėpėrmjet saj krijohen mundėsi mė tė mėdha tė shfrytėzimit tė njeriut, ose edhe mė keq, tė pėrqėndrimit tė pushtetit nė njė dorė tė fortė. Duke bėrė dallimet kohore tė zhvillimit tė raporteve tė kulturės dhe tė teknikės, autori i kėtij libri i ka parė drejt edhe dallimet ndėrmjet kėtyre periudhave. Gani Bobi, duke krijuar raporte dhėnėse dhe marrėse ndėrmjet ēėshtjeve tė ndryshme ose mė mirė ndėrmjet rrafsheve tė ndryshme tė kėsaj tėrėsie, ka para raportin ndėrmjet kulturės dhe kritikės. Kritika e kulturės, sipas mendimit tė autorit varet nga rrethi shoqėror nga klasa nė pushtet, nga shoqėria, andaj nga kėtu kanė dalė gjithė ato interpretime tė ndryshme tė kulturės dhe tė kritikės sė saj.
Nė kaptinėn e fundit ėshtė trajtuar ēėshtja se ēka ėshtė kulturė dhe ēka nuk ėshtė e tillė. Duke u mbėshtetur nė arritjet e tė tjerėve nė kėtė aspekt, autori thotė se ekzistojnė dy pėrkufizime qė janė diametralisht tė kundėrta. Sė pari, mendon se ndėrmjet kulturės dhe jokulturės nuk mund tė ketė pika bashkimi dhe sė dyti, se kultura ngėrthen nė vete jokulturėn.
Kėto ēėshtje autori pastaj i pėrkthen nėpėr spektrin e analizave, duke u dhėnė pėrgjigjje shumė pyetjeve qė dalin nė kėto rrafshe.
Nė fund mund tė thuhet se libri i Gani Bobit Sprovimet e modernitetit, ėshtė njė studim interesant, qė mbase kapėrcen mundėsinė e interesimeve tona, tė njohurive tė pėrditshme dhe bėhet vlerė, me tė cilėn duhet tė merremi mė me ngulmė. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|