| » Opcionet për artikullin |
|
EULEX-i gjendet nė fazėn e shtrirjes nė tėrė territorin e Kosovės, tha shefi i kėtij misioni, Yves de Kermabon. Ai ka vizituar fshatin Dobratin, tė banuar me serbė, pėr tė mėsuar se ēfarė pret ky komunitet nga misioni i ri evropian.
Pėr tė mėsuar se ēfarė presin nga misioni i ri evropian komunitetet nė Kosovė, shefi i EULEX- it, Yves de Kermabon, bashkė me ministrin pėr Punė dhe Ēėshtje Sociale, Nenad Rashiq, kanė vizituar fshatin serb Dobratin, tė Komunės sė Lipjanit, nė tė cilin banojnė rreth 2 mijė serbė.
Kermabon ka shfaqur besimin se EULEX-i do tė jetė i pranishėm nė tėrė Kosovėn, po ashtu edhe nė veri, ku serbėt vazhdojnė tė kundėrshtojė misionin evropian.
Pres qė misioni sa mė parė tė fillojė punėn nė tėrė territorin e Kosovės. Gjendemi nė fazėn e shtrirjes dhe fakti se jemi kėtu, nė kėtė mjedis serb, paraqet hapin e parė. Ne po vazhdojmė tė punojmė pėr tė pėrshpejtuar procesin, tha Kermabon.
Ai ka shtuar se misioni teknik i EULEX-it dhe vendosja e tij nėnkupton pėrkrahje dhe ofrim tė ndihmės pėr institucionet e Kosovės.
EULEX-i u shėrben tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Unė kam biseduar me ta pėr tė parė se cilat janė pritjet e popullit, nė mėnyrė qė misioni i EULEX-it tu shėrbejė nė mėnyrėn mė tė mirė interesave si tė shqiptarėve, ashtu edhe tė serbėve, boshnjakėve, turqve dhe tė tjerėve, tha Kermabon.
Ministri pėr Punė dhe Ēėshtje Sociale i Qeverisė sė Kosovės, Nenad Rashiq, ka thėnė se problemet konkrete tė jetesės sė banorėve serbė, janė prioritet nė punėn e tij si ministėr. Disa thonė se plani i Ahtisaarit paraqet formėn mė tė mirė pėr tė mbrojtur tė drejtat e komuniteteve. Rashiq konsideron se pėr kėtė duhet tė pėrgjigjen ata qė planifikojnė ta implementojnė atė plan.
Pėr ne, pėrfaqėsuesit e serbėve, mbetja e serbėve nė Kosovė nuk ka alternativė dhe pėr kėtė do tė bėjmė ēfarėdo qė ėshtė e mundur, nė mėnyrė qė ti mbrojmė tė drejtat e serbėve dhe tu mundėsojmė atyre njė jetė mė tė mirė nė Kosovė. Natyrisht, jo nė dėm tė komuniteteve tjera qė jetojnė kėtu, tha Rashiq.
Banorėve lokalė serbė tė Dobratinit u kanė pėlqyer fjalėt e shefit tė EULEX-it. Por, ata presin edhe jetėsim tė premtimeve. Nesha Stojanoviq ėshtė punėtor i Elektro-distribucionit serb, qė vepron si strukturė paralele serbe nė mjediset serbe. Ai jeton me katėr anėtarė tė familjes nė Dobratin, ku edhe ka ndėrtuar shtėpinė e re. Ai pret ndihmė nga EUELX-i.
Pres ndihmė. Mendoj se do tė na ndihmojnė, sepse e dinė se ku kanė ardhur. Kėtu, secila shtėpi ka nga katėr ose pesė fėmijė; ne jemi tė shumtė kėtu. Edhe fshatrat fqinje kanė tė njėjtėn gjendje - Gushterica e Epėrme, ajo e Ulėta, Livagji e deri te Graēanica, thotė Stojanoviq.
Qė serbėt tė kenė jetė mė tė mirė, misioni i BE-sė duhet tė jetė mė i mirė sesa misioni i deritashėm i UNMIK-ut, thotė njė tjetėr banor i Dobratinit.
As UNMIK-u e as tė tjerėt nuk kanė ofruar siguri tė mjaftueshme pėr komunitetin serb kėtu. Nuk ndjehemi shumė tė sigurt. Tė shohim se si do tė jetė, tha Goran Marinkoviq.
Para pak kohėsh ėshtė bėrė e ditur se vendosja e EULEX-it nė Kosovė do tė vonohet pėr 6 deri nė 8 javė, pas 15 qershorit, kur hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės. Nė kėtė datė, institucionet e Kosovės do tė marrin pothuajse tė gjitha pėrgjegjėsitė nga UNMIK-u.
Nė tė njėjtėn kohė do tė duhej tė fillojė punėn Zyra Civile Ndėrkombėtare, qė mbikėqyr zbatimin e planit tė Ahtisaarit, dhe EULEX-i, i cili do tė mbikėqyrė policinė, gjyqėsinė dhe doganat.
Megjithatė, mbetet i paqartė pozicioni i UNMIK-ut, edhe pse ėshtė thėnė se misioni i OKB-sė do ti pėrshtatet rrethanave tė reja tė krijuara pas shpalljes sė pavarėsisė. Kermabon ka theksuar se qartėsia e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė pas 15 qershorit, ėshtė duke u diskutuar nė nivele tė larta politike.
Pėrgjegjėsia ime ėshtė qė tė udhėheq misionin, pėr tė cilin janė pajtuar 27 vendet anėtare tė BE-sė dhe pėr kėtė nuk ka dyshim. Pėr mundėsinė e rikonfigurimit tė pranisė ndėrkombėtare po mbahen bisedime mes OKB-sė dhe BE-sė, thotė Kermabon, duke shtuar se kėtu bėhet fjalė pėr ēėshtje politike, pėrderisa puna e tij ėshtė qė tė vizitojė terrenin dhe tė njihet me nevojat dhe pritjet e banorėve.
Albana Isufi
|
|