DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Paradokset e investimeve nė qendrėn e kryeqendrės sė Kosovės
Postuar mė datėn: 2008-06-14 11:37:19 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Isa Mulaj

Nėse ndonjėherė populli bėhet i pavėmendshėm ndaj punėve publike, unė dhe ti, Kongresi dhe kuvendet, gjykatėsit dhe guvernatorėt, tė gjithė duhet tė bėhemi ujq.
-Thomas Jefferson-

Sheshet janė pjesė e infrastrukturės sė qyteteve. Prishtinės si kryeqytet i Kosovės, me pėrjashtim tė disa hapėsirave tė vogla rreth ndėrtesave shoqėrore, i ka munguar shumė njė shesh i mirėfilltė dhe i rregulluar. Qytetarėt nė pėrgjithėsi e kishin mirėpritur vendimin e kuvendit komunal (KK) tė Prishtinės pėr mbylljen e qarkullimit tė automjeteve nė njė pjesė tė rrugės Nėnė Tereza dhe shndėrrimin e saj nė shesh, pa marrė parasysh se me kėtė projekt do tė ngarkohej qarkullimi nė rrugėt tjera tė kryeqytetit ende pa i gjetur alternativat e lehtėsimit tė tollovisė nė komunikacion. Projektin po e pėrkrahte edhe Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (UNDP) nė Kosovė.



Kur u arrit marrėveshja ndėrmjet KK tė Prishtinės dhe kontraktorit pėr fillimin e punimeve, kishte vėrejtje pak rreth aspektit urbanistik tė sheshit nė raport me qytetin, e mė shumė nga partitė politike opozitare rreth asyeshmėrisė ekonomike tė kėtij projekti nė vlerė prej 2 milionė eruo qė po zbatohej para zgjedhjeve politike tė 17 nėntorit 2007. Nuk kanė qenė tė pakta as akuzat nga mediat dhe qytetarėt. Jo shumė larg nga ai vend qė KK do ta shtronte me pllaka graniti, era nga mbeturinat dhe kanalizimi i dobėt i qytetit ende ta zinin frymėn. Si do qė tė jetė, ajo pjesė e rrugės Nėnė Tereza u mbyll pėr qarkullim, punė filluan, dhe tani vetėm mund tė thoshim ishte: “pėr hajr na qoftė.” Ekskavatori po gėrmonte asfaltin qė ishte pėruruar si i ri pas luftės nė Kosovė, ose 4-5 vite mė parė. Asfalti e kishte pasur fatin e “mbijetesės” mė tė gjatė se rrethojat metalike qė ishin vėnė para ndėrtesės sė ish-komitetit ku ndodheshin zyret e partive kryesore politike, dhe tash Ministria e Kulturės, Rinisė, Sportit dhe Ēėshtjeve Jorezidente. Nuk dihet nėse ato rrethoja tė ēmontuara janė pėrdorur pėr qėllime tė ngjashme diku tjetėr.

Gjatė gėrmimit tė asfaltit dhe punėve shoqėruese u dėmtuan edhe disa drunjė nė trotuar qė ishin rritur pėr dekada, e qė mė vonė do tė zėvendėsohen me fidane. Do t’u vije radha edhe shkatėrrimit tė pengesave anėsore nė trotuar tė ngritura si shtylla apo tuba metalike me gjatėsi pak mė tė shkurtė se njė metėr. Vėnia e kėtyre pengesave ishte bėrė nė kohėn kur u asfaltua rruga Nėnė Terezė dhe konsiderohej si investim i duhur. Kishte punė pėr to duke filluar nga matjet e largėsisė ndėrmjet tyre, shpimin e vrimave me kompresor nė asfaltin e trotuarit dhe pėrforcimi me beton. Numri mė i madh i tyre nė rrugėn Nėnė Tereza ishte vendosur pėrgjatė hotelit Iliria, ish-shtėpisė sė mallrave Gėrmia, pranė pėrmendores sė Skėnderbeut, vazhdonte kah ndėrtesa e Kuvendit tė Kosovės pėr tė dalė nė rrugėn Agim Ramadani. Njė vend ndalje (stacion) pėr autobus ishte ndėrtuar pak mė poshtė ish-Gėrmisė. Nė fakt ai ka ekzistuar edhe para luftės por, nga struktura tėrėsisht metalike qe kishte filluar tė ndryshket, u zėvendėsua me objekt bashkėkohor prej xhami tė trashė tė pėrforcuar me shufra tė ēelikta. Ulėset poashtu ishin tė ēelikta. Si rezultat i projektit tė ri pėr sheshin, ai objekt do tė ēmontohet nė tėrėsi sepse tani ishte i panevojshėm. Modeli i tij ėshtė prezent nė rrugėt tjera tė qytetit siē janė edhe pengesat anėsore si hunj, tė dyja kėto investime tė pasluftės. Heqjen e pengesave anėsore nė pjesėn qė do tė shtrohej me granit gjatė fazės sė parė tė zbatimit tė projektit, do ta bėjė ekskavatori duke i thyer ato. Metali i mbetur nėn asfalt do tė pėrfundojė si mbeturinė nė rimorkion e kamionėve transportues, ndėrsa shtyllat metalike mbi asfalt si mbeturinė pėr riciklim jashtė Kosovės – eksport. Sipas statistikave zyrtare, eksporti i pėrgjithshėm i mallrave nga Kosova nė muajin dhjetor 2007 mbulonte vetėm 8,8 pėrqind tė importit tė pėrgjithshėm. Nė strukturėn e eksportit tė vogėl prej 13.1750.000 euro dominonin mbeturinat e metalit me 66 pėrqind dhe kjo pjesėmarrje ishte rritje nga e njėjta periudhė e vitit paraprak kur kishte qenė 50.2 pėrqind. Njė arsye pse mbeturinat e metalit kanė pjesėmarrje kaq tė lartė nė strukturėn e eksportit ėshtė edhe kjo: investimet nė mjete qė kanė pėrdorim tė kufizuar ose pėr njė qėllim (ang. asset specificity) dhe nuk mund tė shfrytėzohen mė tej pėrveē si mbeturina. Ato mjete ose ai mall sillet nė Kosovė nė gjendje tė mirė, vihet nė funksion dhe pas njė kohe tė shkurtė pėrfundon si mbeturinė metalike pėr eksport. Blej shtrenjtė e shit lirė. Edhe ky ėshtė ligj i tregtisė qė ia hedh poshtė pohimin Benxhamin Franklinit se “asnjė vend nuk ėshtė rrėnuar nga tregtia.”



Kur asfalti ishte nė fazėn pėrfundimtare tė zhbėrjes dhe largimit, tek atėherė KK i ra ndėrmend se para fillimit tė vėnies sė pllakave tė granitit ėshtė e domosdoshme tė rregullohen edhe rrjetet e ujėsjellėsit dhe kanalizimit. Ishte kjo njė ndėrhyrje e rastėsishme vetėm pasi u konstatua problemi gjatė punės, pėr tė cilin nuk ishte menduar nė fillim. Pasi u rregullua edhe kjo dhe u pėrgatit terreni, erdhi momenti i vėnies sė pllakės sė parė nga prefekti i bashkisė sė Prishtinės Ismet Beqiri. Ndėrmarrja qė po i kryente punimet vuri tė tjerat njėra pas tjetrės dhe pėr njė kohė tė shkurtė 200 metra gjatėsi tė rrugės Nėnė Terezė i bėri me granit kinez 5 centimetra tė trashė.

Sheshet i mbijetojnė edhe luftėrave me dekada dhe shekuj – nė Kosovė as njė vit nė kohė paqeje

Nėpėr shumė qytete tė botės gjinden sheshe tė ndėrtuara nė shekujt e kaluar, por edhe mė herėt. Me gjasė, nė asnjė prej tyre, nė ēfarėdo rrethane nuk ka pasur nevojė pėr riinvestim (duke pėrjashtuar mirėmbajtjen e rregullt) tė shpeshtė sikur qė do tė ketė nevojė sheshi i posa ndėrtuar nė qendėr tė Prishtinės. Kjo filloj tė vėrtetohet jo mė larg se njė muaj pas lėshimit tė sheshit nė pėrdorim. Pllakat e para tė granitit filluan tė thyhen tri javė pas pėrfundimit tė punimeve. Punėkryesi kishte dhėnė dhjetė vite garantim pėr qėndrueshmėrinė e tyre. Fillimisht dukej se thyerjet ishin rastėsi dhe nuk do tė pėrhapen. Prefekti Beqiri bile nuk e pėrjashtoj mundėsinė se nė dėmtimin e tyre kishte dorė faktori njeri. E vėrtetė. Dhe ajo ishte dora e kontraktorit qė ai ia kishte besuar kryerjen e punėve. Prefekti i tanishėm i Prishtinės gjatė dimrit qė kaloj e deklaroj mundėsinė e dėnimit tė punėkryesit. Punėkryesi nė anėn tjetėr do tė pėrgjigjet me premtimin pėr zėvendėsimin e pllakave tė dėmtuara dikur nė pranverė, ose kur tė pėrmirėsohen kushtet atmosferike. Tash po hyjmė nė stinėn e verės, dhe deri nė momentin kur po shkruajmė, e qė ėshtė njė periudhė jo mė shumė sė 6 muaj kur kanė pėrfunduar punimet, nė bazė tė vėshtrimit qė mund t’i bėhet sheshit duke kaluar nėpėr tė, mund tė supozohet se sė paku 10 pėrqind e pllakave janė dėmtuar, disa mė pak e disa mė shumė. Duket se as KK i Prishtinės dhe as punėkryesi nuk e kishin pa tė arsyeshme tė fillojnė me zėvendėsimin e pllakave nė pranverė kur e kanė vėrejtur dinamikėn e thyerjes, nga frika se riparimi i dėmeve mund tė jetė proces qė nuk i dihet fundi. Shumė qytetarė spekulojnė, e besa mund tė kenė tė drejtė, se thyerja e pllakave do tė intensifikohet kur tė vije njė acar mė i madh gjatė dimrit, me ēka do tė rritet vėllimi i punėve riparuese. Shtohet pyetja: pse ndodhi dhe vazhdon thyerja e pllakave?

Mjafton tė jesh qytetar i thjeshtė e jo arkitekt ose inxhinier i ndėrtimtarisė pėr ta gjetur fajin e thyerjes sė pllakave. Ato ishin thyer dhe vazhdojnė tė thyhen pėr shkak se largėsia ndėrmjet tyre ėshtė e ndryshme; diku kanė hapėsirė mė tė madhe, e diku janė tė puthitura ose fėrkuara ndėrmjet vete. Thyerjet e para kishin ndodhur dhe vazhdojnė tė ndodhin nė pllakat me pozitė si nė rastin e dytė. Zėvendėsimi i tyre me pllaka tė reja do tė jetė njė punė e mundimshme pasi ato janė tė shpėrndara nė vende tė ndryshme dhe, ekziston rreziku i dėmtimit tė pllakave tjera gjatė nxjerrjes sė atyre tė dėmtuara pėr shkak tė mungesės sė largėsisė normale. Poashtu, zėvendėsimi i pllakave me dimensione tė njėjta nė hapėsirat ekzistuese nuk e pėrjashton rrezikun se edhe kėto do tė thyhen. Pėr ta evituar ose minimizuar kėtė rrezik, punėkryesi i ka dy alternativa: E para, krijimi i hapėsirave normale ndėrmjet pllakave, qė duket shumė e pamundur pa i lėvizur tė gjitha pllakat nga brendia deri nė ēdo fillim dhe fund tė skajeve tė sheshit; dhe e dyta, zvogėlimi i dimensioneve tė pllakave tė reja zėvendėsuese duke i prerė skajet e tyre, e qė duket njė alternativė me punė tė mundimshme.

Krahas shfaqjeve tė pllakave tė thyera, u dhanė njoftimet se, nė bazė tė analizave dhe matjeve qė janė bėrė, radioaktiviteti/rrezatimi i granitit tė shtruar kinez ishte mė i lartė se qė ėshtė e lejuar. Ekspertėt megjithatė paralajmėruan se rrezatimi i tillė nė ambient tė hapur nuk ėshtė rrezik pėr shėndetin e qytetarėve qė kalojnė nėpėr atė shesh. Ata mė tutje i qetėsuan qytetarėt duke thėnė se rrezatimi i sheshit ėshtė nėn ndikimin e erės dhe lėvizjeve tė ajrit, kėshtu qė nuk paraqet rrezik kushedi sa. Bėhej fjalė pėr kalimtarėt dhe ata qė shėtisin nėpėr shesh, e jo pėr ata qė jetojnė nė blloqet e ndėrtesave dhe dyqanxhinjtė pėrgjatė sheshit qė janė nėn ndikim tė pėrhershėm tė rrezatimit. Rrezatimi nuk ėshtė iperit qė ta tregoj efektin e tij brenda sekondave. Efektet e tij mund tė vėrehet pas shumė viteve dhe mund tė kenė pasoja edhe tek pasardhėsit.

Tregimi pėr tė metat e sheshit nuk mbaron me thyerjen e pllakave dhe rrezatimit pėrtej normales sė lejuar. Kur bie shi, pluhuri dhe mbeturinat e imėta rrjedhin nė shesh nga tri rrugica duke i transformuar ato nė baltė. Dy rrugicat janė ato qė ndahen nga rruga Agim Ramadani dhe tjetra nga rruga Sylejman Vokshi. Arkitektėt dhe inxhinierėt nuk kishin menduar t’ua bėjnė njė kanalizim tė vogėl fundit tė kėtyre rrugicave qė lėshohen nė shesh. Uji qė rrjedh dhe llumin qė e sjell flenė mirė nė vende tė caktuara tė sheshit duke iu “falėnderuar” punės sė punėkryesit qė e ka lanė rrafshinėn e shumė pllakave nė nivel tė pabarabartė (disa mė poshtė e disa mė lartė). Qėllimi mė sa duket ka qenė vetėm tė nxirret punė joproduktive nė pastrimin e baltės ose pluhurit nė shesh. Tash sė voni u raportua se edhe shtyllat elektrike pėr ndriēim publik nė shesh nuk janė pa defekte, dhe se ekzistonte rreziku i goditjes sė rrymės tė kalimtarėve tė rastit. Kėtė problem po ua lėmė elektro-inxhinierėve. Vetėm tė shtojmė se shtyllat e vjetra, nėse nuk janė ngjyrosur pėr shfrytėzim tė ngjashėm ose tė ndryshėm diku tjetėr nė Kosovė, kanė pėrfunduar si mbeturina metali pėr eksport.

Ofensiva e radhės: zgjerimi i sheshit dhe rrėnimi i ish-hotelit Union

Nė plan ėshtė vazhdimi i shtrimit me granit tė rrugės Nėnė Tereza deri nė hyrje tė rrugės Agim Ramadani. Shpresojmė se KK i Prishtinės dhe arkitektėt, inxhinierėt dhe ekonomistėt e tyre kanė nxjerrė mėsime tė mira nga ajo qė u pėrshkrua mė lartė ose mėnyra se si nuk duhet punuar. Pėrndryshe, as budallenjtė nuk do t’ua marrin lakmi.

KK ka hasur nė kundėrshtime nga shumė qytetarė tė Prishtinės pėr rrėnimin e ish-hotelit Union. Bėhet fjalė pėr njė ndėrtesė tė projektuar nga Austriakėt dhe tė ndėrtuar nė vitin 1927 me njė stil klasik qė ėshtė njė ndėr objektet e rralla nė Prishtinė me vlerė arkitekturale. Ėshtė diēka e ngjashme me ato ndėrtesat nė Tiranė pėrgjatė rrugės qė shpie tek Universiteti Politeknik tė ndėrtuara nga Italia. KK tė Prishtinės ky objekt i ka dalė si pengesė nė zgjerimin e sheshit qė tani quhet Sheshi i Pavarėsisė. Pengesa e Unionit ndaj sheshit ėshtė e ngjashme sikur pengesa e ndėrtesės sė Bankės sė Shqipėrisė ndaj sheshit tė Tiranės. Mendimet mė tė shpeshta pėr rrėnimin e Unionit janė se ky objekt nuk ka kurrfarė vlere dhe duhet t’ia liroj hapėsirėn Sheshit tė Pavarėsisė. Mendimet pėr ruajtjen dhe meremetimin e tij (ėshtė propozuar tė shndėrrohet nė galeri tė arteve) janė se ai ėshtė njė objekt dykatėsh qė nuk e pengon por ja shton vlerėn sheshit dhe se vlera e tij historike ėshtė mė e madhe se, e sė paku garniturės sė tanishme politike qė donė ta rrėnoj dhe zhvendos diku tjetėr. Ka edhe paralajmėrime konspirative se nė vend tė atij ish-hoteli do tė ngritet busti i Ibrahim Rugovės, me ēka do tė plasė njė luftė ndėrmjet partive politike pėr buste.

Njė pengesė tjetėr nė synimin e KK tė Prishtinės ndaj Unionit ėshtė se objektin e ka privatizuar Agjencia Kosovare e Mirėbesimit dhe pronar i tij tani ėshtė privat. Prefekti i Prishtinės mė tė drejtė kishte llogaritur se rrėnimi i tij dhe kompensimi i pronarit do t’i kushtojė komunės dyfish. Sė pari, objekti nė gjendjen e tanishme kėrkon investime pėr meremetim deri nė 2 milionė euro. Sė dyti, kompensimi nė para ose ndėrtimi i objektit tė njėjtė diku tjetėr, nuk ėshtė thjesht ēmimi i vlerės sė tanishme plus shpenzimet e meremetimit. Ka edhe shpenzime tjera tė ndėrtimit (gjetja e vendit, matjet detaje tė objektit ekzistues dhe zbatimi i kopjimeve objektin e ri, plani urbanistik, qasja nė infrastrukturėn e qytetit, etj.). Tamam me i ra shi n’ kallamboq pronarit privat nė rast se KK i Prishtinės pėrfundimisht vendos pėr rrėnimin e objektit ekzistues dhe ndėrtimin e tij diku tjetėr. Pronari do t’i kursente tė gjitha mjetet e domosdoshme pėr meremetimin e objektit ekzistues.

br>Mė shumė ėshtė bėrė bujė pėr kėtė objekt se pėr objektet tjera shumėkatėshe qė janė ndėrtuar pa leje nė pjesė tė ndryshme tė Prishtinės, e tė cilat janė duke e ngarkuar shumė qytetin nė ēdo aspekt (kėrkesa e shtuara pėr rrymė, ujėsjellės, kanalizim, parkim tė veturave). Nėse KK ėshtė aq i specializuar nė rrėnimin e objekteve, atėherė le ta bėjė kėtė ndaj atyre pa leje, ose sė paku le ta ndal ndėrtimin e tyre tė mėtutjeshėm.

Pėrvojat tjera tė ngjashme me investime nė infrastrukturė

Para se tė filloj me ndėrtimin e sheshit, KK i Prishtinės kishte mbaruar me vėnien e disa rrethojave metalike pėrgjatė shumicės sė rrugėve dykahėshe tė qytetit. Ishin njė lloj i rrethojave tė ngulitura me bulona nė mbrojtėset prej betoni tė asfaltit. Pakkush e di arsyeshmėrinė e kėtyre rrethojave jo mė tė larta se 20-25 centimetra, vetėm se dukeshin tė bukura. Pas dėmtimit tė disave nga automjetet, filloj ēmontimi edhe i kėtyre rrethojave, dhe i mbrojtėsve anėsore prej betoni tė asfaltit. Nė disa rrugė tė qytetit ende ekzistojnė kėto rrethoja. Mos tė harrojmė tė pėrkujtojmė se materiali i tyre ishte i mirė dhe ka kushtuar. Pas ēmontimit dihet se ku kanė pėrfunduar shumica e atyre rrethojave. Disi duhet mbajtur pėrparėsinė tonė krahasuese nė eksport – mbeturinat e metalta.

Disa muaj para zgjedhjeve tė 17 nėntorit 2007, KK i Prishtinės po bėnte njė revolucion nė shtrimin e trotuareve me pllaka tė betonit me dimensione shumė mė tė vogla (10x20 cm mė duket) por me trashėsi mė tė madhe se ato tė granitit. Nuk mendohej shumė pėr punėt tjera shoqėruese. Qėllimi ishte tė krijohen sa mė shumė trotuare tė tilla tė shtruara me pllaka betoni. Dhe ja, nuk vonojė shumė kur do t’i bie ndėrmend diēka e ngjashme sikur nė rastin e sheshit – rregullimi i rrjetit tė ujėsjellėsit (apo ngrohjes qendrore) nė trotuarin tek ish-gjimnazi Xhevdet Doda. Vetėm se tani, pėr dallim nga sheshi qė ndodhet nė tė njėjtė rrugė diku 250 metra larg, pllakat e betonit ishin shtruar dhe duhej zhvendosur pėr ta kryer punėn me gypa. Pas shiut tė rrufeshėm kėtyre ditėve, dheu qė ishte nxjerrė nga ai kanal i bėri helaq shumė automjete dhe qytetarė qė kalonin andej pari. Punėt e tilla me siguri do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen por nuk dihet se ku do tė ēuēurisin punėkryesit e KK tė Prishtinės.

Ēka duhet tė mėsojmė nga kėto investime?

Qeveria nuk ėshtė arsyeja, nuk ėshtė oratoria, ėshtė forca; si zjarri, njė shėrbėtor i mundimshėm dhe zotėri i frikshėm. Pėr asnjė moment nuk duhet tė lejohet nė veprim tė papėrgjegjshėm
-George Washington-

KK i Prishtinės bėnė eksperimente nė infrastrukturė sikur ta kishte buxhetin e Nju Jorkut e jo tė kryeqytetit tė shtetit mė tė varfėr nė Evropė. Nga kjo pėrvojė nuk kanė nevojė tė brengosen apo mėsojnė diēka arkitektėt dhe inxhinierėt por ekonomistėt. Duke u nisur nga kufizimet buxhetore, njė investim mė i madh nė njė projekt lė zbrazėtira nė projekte tjera dhe kjo ėshtė vėrejtur me rastin e sheshit. Sa do qė shumica e qytetarėve u pajtuan me njė shesh tė mirėfilltė nė kryeqytet, vėrejtjet rreth mėnyrės se si u punua ai nuk kanė tė ndalur.

,,Ēka piqet – s’hiqet”, ėshtė kjo njė thėnie aq origjinale e gjuhės shqipe pėr tė cilėn nuk jemi tė siguritė nėse pėrdoret shpesh nė gjuhėt tjera dhe zbatohet sikur nė Kosovė. Ėshtė bėrė shprehi tė investohet nė tė njėjtėn gjė disa herė qė paraqet punė tė dyfishtė e shumėfishtė. Aq me tepėr duhet tė kritikohet kjo dukuri kur dihet se infrastruktura fizike siē janė sheshet dhe rrethojat nuk janė nė ndonjė funksion ekonomik. Prandaj duhet pasur shumė kujdes kur investohet nė infrastrukturėn fizike nė pėrgjithėsi, qė puna tė bėhet me plan tė zbėrthyer deri nė detajet mė tė imta dhe, qė ato investime kapitale tė mos kenė nevojė pėr riinvestime pėr njė kohė tė gjatė, duke pėrjashtuar mirėmbajtjen me shpenzime tė arsyeshme. Me kėtė qasje do tė kursehej buxheti nė vijim qė krijon mundėsi pėr investime mė tė diversifikuara nė sfera tjera tė shoqėrisė dhe ekonomisė. Dhe gradualisht, prej eksportit tė mbeturinave metalike qė sė pari po i importojmė i material tė mirė me ēmime tė larta, tė kalojmė nė eksportin e mallrave tė prodhuara nga lėnda e parė dhe gjysmėproduktet. Ėshtė momenti i fundit, e shumica do tė thoshin shumė i vonuar, qė t’i themi ndal punėve tė dyfishta pa efekt. KK tė Prishtinės i kanė mbetur vetėm edhe njerėzit pėr t’i investuar si asset specificity. Me disa investime nė infrastrukturė deri mė tani e ka kėnaqė krejt!

Dilemat e KK tė Prishtinės pėr rrėnimin e Unionit dhe zgjerimin e sheshit tė pavarėsisė vijnė nė njė kohė tė pakohė. KK i Prishtinės pėr momentin mė shumė ėshtė i preokupuar me krijimin e hapėsirave artificiale nė qendėr tė qytetit se sa me mbrojtjen e hapėsirave periferike natyrore ku nuk ka pasur objekte (nė Badoc tė Ri), e ku po vazhdojnė ndėrtimet e egra tė njė shteti tjetėr – Serbisė. Udhėheqėsia e Prishtinės i dėnon ato ndėrtime me deklarata por nuk kėrkon mobilizim tė pėrkrahjes dhe veprimeve pėr tė ndėrmarr diēka, qoftė vet apo pėrmes pėrfaqėsimit, ndėrsa shteti fqinjė vazhdon punėn nė terren. Ne kritikojmė disa projekte tė qeverisė sė Prishtinės e ajo i grah nė terren me tė veten. Ēfarė paradoksi! Kur Prishtina tė jetė mė e pėrkushtuar me veprime konkrete pėr ta mbrojtur periferinė, psh. nė rastin e Badovcit, kėsmet unė do tė jem vullnetar nė rrėnimin e Unionit (nėse argumentohet se duhet tė rrėnohet) por edhe tė ndėrtesės sė Teatrit Kombėtar, ashtu qė hapėsira e sheshit tė pavarėsisė tė jetė mė e madhe. Ndėrtesa e teatrit duhet tė rrėnohet e para sepse nuk e ka vlerėn si Unioni dhe mund tė ndėrtohet tjetėrkund krejtėsisht ndryshe. Mirėpo, pėr momentin mos e prekni asnjėrėn. Ka shumė gjėra mė urgjente se sa rrėnimi i tyre. Mos u ngutni me mega-sheshin e pavarėsisė derisa pavarėsinė ta bėjmė pak mė domethėnėse.

Pėr fund, ėshtė marr ky shembull i investimeve tė komunės sė Prishtinės pėr shkak se projektet e shumė komunave tė Kosovės qė do tė paraqiten nė konferencėn e donatorėve me 11 korrik 2008, kanė tė bėjnė kryesisht me infrastrukturėn. Nėse nė ato projekte investohet sikur nė rastet e mėsipėrme ose bėhen punė tė dyfishta e shumėfishta, atėherė rrezikojmė tė mbetemi pa zhvillim ekonomik.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PARADOKSET DHE MOSPAJTIMET E THELLA NĖ OKB! (2008-09-28 13:21:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Paradokset tona (2007-04-19 12:33:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FTESĖ (2008-10-11 06:17:16 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster