| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TMK-ja organizatė civile (humanitare, zjarfikėse, emergjente) e jo ushtarake! |
| Postuar mė datėn: 2007-08-15 17:56:44 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė mesin e sherreve tė mėdha qė solli administrata e UNMIK-ut nė Kosovė nė partneritet me politikanėt kosovarė tė cilėt nė shumė raste kanė mashtruar popullin shqiptar tė Kosovės, veēojmė edhe njė segment tejet tė rėndėsishėm.
Pasi pėrfundoi lufta nė Kosovė, u ēarmatos dhe u shpėrnda Ushtria Ēlirimtare e Kosovės me premtimin se ajo nuk do tė zhduket por do tė shndėrrohet nė ushtri tė Kosovės qė do tė kujdeset pėr mbrojtnej e Kosovės.
|
|
Shkruan: Arben ZEQIRI
Por a ndodhi kjo?
A mendoni qė vėrtet TMK-ja u shndėrrua nė ushtri qė do tė mbrojė teritorin dhe kufinjtė e Kosovės, a mėndoni se TMK-ja ishte vazhdimėsi e UĒK-sė dhe avancim i luftėtarėve siē pretendonin atėbotė? Ēdo institucion duhet tė ekzistojė dhe veprojė nė bazė tė ligjit dhe kushtetutės, e nė Kosovė ka vetėm njė Kornizė Kushtetuese e cila dėfinon dhe legjitimon institucionet e Kosovės, andaj edhe legjitimitetin dhe statusin e TMK-sė duhet ta shofim se si figuron nė kėtė Kornizė Kushtetuese.
Kreu 7
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės ėshtė njė organizatė civile e ndėrhyrjes sė shpejtė, e themeluar me ligj, e cila nė raste fatkeqėsish natyrore nė Kosovė ndėrmerr detyra pėr ndėrhyrje tė shpejtė pėr sigurinė publike nė raste emergjente dhe tė ndihmės humanitare.
Sipas Kreut 7 tė Kornizės kushtetuese e miratuar nė bazė tė rezolutės 1244 (1999) tė Kombeve tė Bashkuara, TMK-ja jo vetėm qė nuk ka kompetenca tė ruajė kufinjtė dhe teritorin e Kosovės por ajo as nuk paraqet ushtri. A mund tė quajmė ushtri njė organizatė civile e cila nuk definohet as si institucion e as si armatė apo ushtri. A mund tė themi se kompetencė e TMK-sė ėshtė ruajtja e Kufinjėve kur kjo nuk pėrmendet askundi. Mė vjen keq ta them mirėpo politikanėt e Kosovės kanė lejuar qė nga njė Ushtri Ēlirimtare sot tė kemi njė njėsit zjarfikėsish dhe nga luftėtarė tė denjė tė ēlirimit tė Kosovės, sot tė kemi zjarfikės dhe ndėrhyrės nė fatkeqėsi natyrore qė nėnkupton, vėrshime, zjarre, rrėnime dhe assesi nuk nėnkupton gjendje lufte apo konflikti. Sipas kėsaj, TMK-ja nuk ka tė drejtė tė ruajė tokėn e Kosovės e aq mė pak Kufirin, TMK-ja nuk ka tė drejtė tė veprojė si ushtri e aq mė pak tė mbajė armė nė duar por, TMK-ja mund tė quhet njė organizatė civile, organizata tė cilat pėr ēdo ditė themelohen nė Kosovė dhe nga ēdokush, tė veprojė vetėm nė raste tė fatkeqėsive natyrore, punnė tė cilėn nė tė gjitha shtetet e kryejnė njėsiti i zjarfikėsve dhe qendra pėr gjendje civile si dhe tė ketė aktivitet humanitar qė do tė thotė e barabartė me organizatat e shumėta humanitare tė Kosovės.
Pra, TMK-ja sipas Kornizės Kushtetuese tė Kosovės mund tė quhet gjithēka pėrveēse ushtri dhe mund tė bėj ēdo veprimtari pėr tė mirėn e popullit pėrveē se ta mbrojė atė nga sulmet e armiqve dhe tė mbrojė kufinjtė e teritorit tė vet.
Tetovė, gusht 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|