| » Opcionet për artikullin |
|
Intervista
Tomė Gashi
Nė njė intervistė pėr Kosovapress, avokati Tomė Gashi ka pohuar se policia rumune u largua me lejen e UNMIK-ut qė tė mos gjykohet asnjė policė qė ėshtė nėn flamurin e OKB-sė. Ai vlerėson se ikja e policėve rumunė, nuk mund tė kuptohet ndryshe pėrveē se amnisti pėr ta, e garantuar nga UNMIK-u.
Kosovapress: Zoti Gashi, si e vlerėsoni sjelljen e policisė rumune nė kuadėr tė policisė ė UNMIK-ut nė ngjarjet e 10 shkurtit?
Gashi: Ashtu siē erdhėn tė armatosur deri nė dhėmbė, ashtu edhe shkuan tė armatosur deri nė dhėmbė nga Kosova. Nė ngjarjet e 10 shkurtit, policia rumune e shfrytėzoi prezencėn e vet nė misionin paqėsorė nė Kosovė, nė kuadėr tė UNMIK-ut, mision ky i krijuar nga OKB -ja. Kjo polici nė CV-tė e veta tė ardhje shkuarje nė Kosovė dhe nga Kosova, i shtoi 2 vrasje dhe disa tentim vrasje, si dhe mbi 100 tė rinj tė plagosur.
Kosovapress: Megjithatė, policėt si tė ēdo vendi, edhe kėta nga Rumania kanė qenė pjesė e policisė ndėrkombėtare tė UNMIK-ut. Si ka mundur tė veprojė njė polici ndėrkombėtare nė atė mėnyrė, kur dihet se nė sistemet demokratike protestimi ėshtė i lejueshėm?
Gashi: Ėshtė tejet e pabesueshme, por edhe tejet e shėmtuar dhe pėr tė mos thėnė shtazarake se edhe njėsitė policore nėn flamurin dhe nėn ombrellėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, munden dhe guxojnė tė pėrdorin forcė tė atillė sa tė vrasin njerėzit, me kėtė rast, tė rinjtė shqiptarė pėr tė vetmen arsye se kanė demonstruar kundėr Pakos sė Ahtisarit qė nuk e siguron pavarėsinė e plotė tė Kosovės. Ose, sė paku kėshtu kanė menduar tė rinjtė, qytetarėt, tė cilėt mė 10 shkurt kishin dalė ta shprehnin kundėrshtimin dhe mospajtimin e tyre. Pra, ne tė gjithė e dimė pse kishte ndodhur ajo demonstratė po, nuk kishim mundur tė besonim se policia e UNMIK-ut mund tė sillej ashtu siē, ėshtė sjellė.
Kosovapress: Dy veta janė vrarė. Nė ēdo vend demokratik, nė ēdo shtet ligjorė, pėrgjegjėsia do tė ishte e madhe. Ata qė demonstruan sbėn asgjė tjetėr veēse e shprehėn idealin e tyre, kurse ata qė kryen vrasėsen, tashmė kanė ikur. Si e komentoni kėtė?
Gashi: Ėshtė trishtuese qė 8 vjet pas lufte, nė qendėr tė Prishtinės, tė vdesin tė rinjtė shqiptarė pėr ideale tė njėjta qė si kishim realizuar as mė herėt, e as mė 1999. Si mundė tė kuptohet ikja e policėve rumunė pėrveē se amnisti pėr ta, e garantuar nga UNMIK-u! Pse administrata e UNMIK-ut nuk kėrkoi heqjen e imunitetit tė tyre edhe pas kėrkesės sė Amnesty International, dhe pas kallėzimit penal tė ngritur kundėr kėtyre policėve? Pse tė gjithė po na rrejnė, madje edhe po pėrdorin deklarata pa vlerė se kinse ligji vlen pėr tė gjithė njėsoj! Por, nė burg gjendet Albin Kurti, e nė liri policėt rumun. Kush ishte vrasės kėtu?
Kosovapress: Kush mendoni se lejoi tė ikė kontingjenti i policisė rumune?
Gashi: Policia rumune u largua me lejen e UNMIK-ut qė tė mos gjykohet asnjė policė qė ėshtė nėn flamurin e OKB-sė, pra ėshtė tentuar tė kredibiliteti i njė organizate ndėrkombėtare, me kėtė rast kredibiliteti i OKB-sė. Rumunėt do tė gjykohen vetėm nėse SHBA-tė e marrin seriozisht kėtė ēėshtje, sepse kėso raste nėn flamurin e OKB-sė mund tė ndodhin prapė nė ndonjė mision tjetėr.
Intervistoi: Fehmi Ajvazi
|
|