| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri, Hashim Thaēi, tha se fitorja e forcave demokratike nė Serbi do tė ishte pozitive pėr stabilitetin dhe paqen nė rajon. Kjo sipas kryeministrit do tė shpaguante kontributin pėr rajonin qė e kanė dhėnė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Por fitorja e forcave demokratike sipas Thaēit do tė ndikoj pozitivisht edhe ne raportet ndershterore ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
Kosova dhe Serbia janė dy shtete tė veēanta tė pavarura. Kush do jetė udhėheqės, apo kush do tė zgjidhet dhe se kush do tė jetė fitues i ardhshėm i zgjedhjeve nė Serbi, kjo do tė pėrcaktohet nga qytetarėt e Serbisė. Por natyrisht se ēdo mesazh demokratik edhe nga Beogradi, ka reflektimet e mira edhe pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon, ka reflektimin edhe pėr investimet tė komunitetit ndėrkombėtar nė gjithė rajonin", tha kryeministri.
Kryeministri Thaēi nuk ka dashur tė komentoj vizitėn e sotme nė Zubin Potok tė kryeministrit serb, Voisllav Koshtunica. Por ai i ka bėrė thirrje Beogradit qė tė distancohet nga pėrpjekjet qė nxisin dhunė nė Kosovė.
Kėto komente kryeministri kosovar i ka bėrė pas takimit me ministrin suedez tė mbrojtjes, Sten Tolgfors, i cili ka shprehur pėrkushtimin e tij pėr tė ndihmuar Kosovėn edhe nė tė ardhmen.
Unė jam sot kėtu pėr tė shprehur pėrkrahien time pėr kontigjentin suedez qė vepron nė kuadėr tė KFOR-it, si dhe pėr tė shprehur pėrkushtimin e vendit tim pė tė vazhduar mbeshtetjen pėr Kosovėn e pavarur, pohoi ministri suedez i mbrojtjes.
Ai tha se tani pėr tani, Suedia nuk ka plane, as pėr shtim e as pėr zvogėlim, tė numrit tė ushtarėve qė shėrbejnė nė Kosovė.
RTK
7.05.2008 |
|