DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rusia kundėrshton edhe versionin mė tė ri tė projektrezolutės
Postuar mė datėn: 2007-07-17 05:44:48 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore




Rusia kundėrshton edhe versionin mė tė ri tė projektrezolutės
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara mbajti mbrėmė konsultime tė mbyllura pėr versionin mė tė ri tė projektrezolutės mbi Kosovėn tė bashkėsponsoruar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-sė nė Kėshill, mirėpo edhe ky propozim hasi nė refuzimin e pėrsėritur nga ana e Rusisė.

Me tė dalė nga takimi, pėrfaqėsuesit e vendeve bashkėsponsoruese, nė emrin e tė tė cilėve foli ambasadori i Francės, Jean-Marc de La Sabliere thanė se tani do tė pasonin kėshillimet me kryeqendrat e vendeve tė tyre pėr tė marrė udhėzimet se si do tė veprohet mė tej. "Ėshtė pėrpjekja jonė e fundit pėr tė arritur njė marrėveshje nga tė gjithė anėtarėt e Kėshillit", tha ambasadori francez. Ai shtoi se nė draftin e korrigjuar ishin bėrė pėrpjekje pėr tė shqyrtuar disa nga shqetėsimet e mėparshme qė kishin shfaqur disa vende. "Ne mund tė pėrmirėsojmė tekstin, por nuk mund tė ndryshojmė atė qė ėshtė thelbi i tekstit", tha de La Sabliere. Thelbi i tekstit tė versionit mė tė ri tė rezolutės, pėrveē propozimit pėr negociata 120 ditėshe shtesė,
pėrmban gjithashtu propozimet pėr zgjidhje politike dhe status sipas sugjerimeve nga negociatori i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari. Edhe ambasadori i Rusisė foli pas takimit duke thėnė se ishte kjo njė pėrpjekje tjetėr nė mėnyrė paksa mė tė fshehtė pėr tė miratuar njė rezolutė qė ēonte kah pavarėsia e Kosovės. "I gjithė teksti, sidomos anekset e tij janė tė mbushur me konceptin pėr pavarėsinė e Kosovės", tha Churkin duke shtuar se me njė tekst tė tillė shanset pėr miratimin e rezolutės ishin zero. Ai hodhi poshtė edhe idenė 120 ditėshe tė negociatave duke thėnė se ato do tė duhej tė ishin tė pakufizuara. Pas refuzimit tė pėrsėritur tė Moskės, pėrfaqėsuesit e vendeve perėndimore thanė se do tė vendosin shumė shpejt se a do tė vazhdojnė me planin pėr marrjen e njė vendimi dhe nxjerrjes nė votim tė rezolutės qysh kėtė javė. Ndėrkohė pėrpjekjet diplomatike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės do tė vazhdojnė edhe jashtė Kėshillit tė Sigurimit, me mbajtjen e njė takimi tė Grupit tė Kontaktit nė Berlin, ndėrkaq sot Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon takohet me presidentin amerikan George Bush, ku siē thanė nė New York, njė nga
ēėshtjet e diskutimit do tė jetė edhe Kosova./S.gashi/

17 Korrik 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RUSIA NĖ LUFTĖ „DIPLOMATIKE“ KUNDĖR KOSOVĖS DHE EVROPĖS! (2008-09-17 09:40:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kėrcėnon mburojat raketore amerikane (2008-09-11 06:40:47 nga admin4)
[ Opinione ] Perėndimi, Rusia dhe Gjeorgjia (2008-09-11 00:02:31 nga admin2)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosaēov: Rusia mund tė njohė Kosovėn (2008-08-29 18:18:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
[ Opinione ] RUSIA, DINOSAURI I BOTĖS SĖ FTOHTĖ (2008-08-11 15:09:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės (2008-07-02 15:55:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lavrov: Rusia vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves (2008-05-14 12:21:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster