| » Opcionet për artikullin |
|
Takimi eshte mbajtur pasditen e sotme ne Ambasaden Gjermane ne Vjene, ku sipas parashikimeve eshte dikskutuar per formatin e bisedimeve tė reja Prishtinė-Beograd. Sipas burimeve diplomatike ne BE, europianet do te kembengulnin ne takimin e Vjenes, qe statusi te zgjidhet pas periudhes 120-ditore te bisedimeve
Asgje konkrete nga takimi i shumepritur i Grupit te Kontaktit ne Vjene, ku eshte diskutuar per Kosoven. Perfaqesusesit e vendeve anetare te Grupit te Kontaktit refuzuan te bejne komente teksa po dilnin nga ambasada e Gjermanise pas disa oresh te bisedimeve te mbyllura.
Diskutimi per kete ceshtje i eshte kaluar ketij Grupi, pasi Keshilli i Sigurimit nuk ka arritur ne nje vendim final per Kosoven, i ndodhur perballe kercenimit Moskes se do te perdorte veton nese zgjidhja e statusit te Kosoves do te behej ne baze te propozimit te kryenegociatorit Marti Ahtisari (qe parashikonte pavaresi te mbikqyrur per Kosoven).
Ne takimin e shumepritur i Grupit te Kontaktit (ku bejne pjese: SHBA, Rusia, Gjermania, Britania, Franca dhe Italia), te mbajtur pasditen e sotme pervec ministrave te jashtem te vendeve respektive, ishte i pranishem edhe Pergjegjesi ne BE per Kosoven, Stefan Lehne. Diplomatet, qe sipas parashikimeve nuk pritej te dilnin me ndonje konkluzion per kosoven, kane diskutuar me dyer te mbyllura mbi hapat qe duhet te merren per te arritur ne nje vendim final per statusin e Kosoven si dhe mbi modalitet per diskutimet e reja Prishtine-Beograd.
Sipas burimeve diplomatike ne BE, eshte bere e ditur se europianet do te kembengulnin ne takimin e Vjenes, qe negociatat mes Prishtines dhe Beogradit te mbaronin pas periudhes se percaktuar tashme prej 120 diteve dhe menjehere me pas te vendoset statusi i Kosoves. Nga ana tjeter Moska eshte kunder afateve te percaktuara kohore.
Sot, zedhenesi i Ahtisarit, austriaku Albert Rohan ka thene per agjencine APA se Grupi i Kontaktit do ta kete te veshtire te pershtatet shpejt me trajten e negociatave. Rohan ka shprehur keqardhjen e tij duke kujtuar dhe zhgenjimin e popullit te Kosoves, per shtyrjen e vendimit per statusin. Ndersa kryenegociatori Marti Ahtisari, ka deklaruar nga Finlanda se tashme puna e tij ne Kosove ka mbaruar. |
|